Trajtimi i malokluzionit të klasës së III nëpërmjet kirurgjisë ortognatike të realizuar me piezokirurgji
Abstrakti
Kirurgjia ortognatike është pjesë e kirurgjisë maksilofaciale që konsiston në prerjen e kujdesshme të nofullave që janë në raport të ngushtë me struktura anatomike të rëndësishme. Përgjatë viteve për prerjen (osteotomine) e nofullave janë përdorur freza, sharra dhe daltat, pavarësisht se këto instrumenta kane rezultuar shumë të suksesshëm ato mund të shkaktojnë dëmtime të indeve të buta apo të nervave. Ky studim do të vlerësojë anët pozitive të aplikimit të piezokirurgjisë në kirurgjinë ortognatike. Si objektiva të këtij studimi janë vlerësimi I hemoragjisë intraoperatore , të vlerësojë kohëzgjatjen e ndërhyrjes , te vlerësojë hematomen dhe edemën post operatore si dhe përfshirjen e nervit. Pavarësisht disa disavatazheve piezokirurgjia është një nga alternativat më të mira në kirurgjinë ortognatike bimaksilare. Reduktimi i hemoragjisë intraoperatore dhe edmës post operatore bëjnë që pacienti të ketë një periudhë rikuperimi shumë më të shkurtër se me paisjet tradicionale të kirurgjisë ortognatike. Si përfundim mund të konkludojmë se se piezokirurgjia është një pasije inovative, e sigurtë dhe mjaft efektive në kirurgjinë ortognatike.