Antibiotikët – Indikacione për aplikim sistemik në rastet e patologjive periodontale
Abstrakti
Shfaqja e rezistencës ndaj antibiotikëve është kthyer në problem madhor global për zgjidhjen e infeksioneve perzistuese dhe pak reaguese kundrejt formulave të zakonshme të dozimit të antibiotikëve, të indikuar për patologjinë specifike nga vuan pacienti. Ndryshimi i reagimit të bakterit kundrejt një antibiotiku zgjat kohën e trajtimit dhe ndonjëherë e lë pa zgjidhur patologjinë me origjinë infektive. Kjo përkthehet në kosto të trajtimit dhe ndoshta edhe në zgjatje të kohëqëndrimit hospitalor të pacientit, që në të dyja rastet është jo vetëm kosto individuale, por edhe kosto për nivelin e shërbimit mjekësor të ofruar. Kostoja e trajtimit mjekësor ndryshon edhe në varësi të ndryshimit të mënyrës së sintetizimit të antibiokut, kjo e kryer me qëllimin e modifikimit të antibiotikut për të penguar rezistencën e prishtme bakteriale.