Optimizimi i rrjetave urbane radiolëvizëse në raport me impaktin ambiental të rrezatimeve në radiofrekuencë
Abstrakti
Në dy dekadat e fundit, ka patur një zhvillim të vazhdueshëm të sistemeve radiolëvizëse të telekomunikacionit, si përgjigje e kërkesave të përdoruesve për shërbime me cilësi gjithmonë e më të lartë. Nga ana tjetër, është rritur ndjeshëm vëmendja e përdoruesve në raport me rrezikun shëndetësor që mund të shkaktojë ekspozimi ndaj rrezatimeve në radiofrekuencë, sidomos ndaj rrezatimeve me fuqi të lartë të antenave të stacioneve bazë që veprojnë në zonat urbane. Në këtë punim, prezantohet një metodë optimizimi e rrjetit radio të një sistemi radiolëvizës, jo vetëm në raport me cilësinë e shërbimit të ofruar, por edhe në lidhje me impaktin ambiental, duke respektuar normativat e lejuara për nivelin maksimal të rrezatimeve në radiofrekuencë. Algoritmi gjenetik i përdorur aplikohet mbi të dhënat planimetrike të zonës urbane të marrë në studim dhe shpërndarjen e stacioneve bazë të operatorëve që ofrojnë shërbimin në të. Për vlerësimin e fushës elektrike janë përcaktuar shuarjet e sinjalit midis stacionit bazë dhe përdoruesit duke përdorur modelin empirik COST-231, i përshtatshëm për zonat urbane dhe karakteristikat e transmetimit të sistemeve 4G. Dalja e algoritmit përcakton pozicionin e antenave të stacioneve bazë të vendosura mbi ndërtesa, fuqinë e rrezatuar, këndin dhe lartësinë e tyre. Përjashtohet mundësia e pozicionimit të antenave në zonat e mbrojtura si spitale, shkolla apo qëndra kulturore. Rezultatet e punimit tregojnë për një metodë optimizimi të automatizuar dhe mjaft fleksibël në raport me karakteristikat e rrjetit radio si mbulimi me sinjal i zonës në studim, raporti sinjal interferencë dhe impakti ambiental.
Fjalët kyçe:
sistem radiolëvizës, stacion bazë, zonë urbane, impakt ambiental, metodë optimizimi, algoritëm gjenetikShkarkimet
References
-
[1] F. FREUDENSTEIN, P. M. WIEDEMANN, M. KOPRIVICA, Intuitive exposure and risk perception of RF EMF: Case studies Serbia and Montenegro, IEEE Telecommunication Forum, 2014, f. 1-4.
-
[2] A. LERCHL, M. KLOSE, K. GROTE, Tumor promotion by exposure to RF EMF below exposure limits for humans, Biochimical and Biophysical Research Communications, 2015, f. 585-590.
-
[3] J. VERBEEK, G. OFTEDAL, M. FEYCHTING, Prioritizing health outcomes when assessing the effects of exposure to RF EMF: A survey among experts, Environment International, 2021, v. 146.
-
[4] M. TAKI, Bioelechtromagnetics researchs in Japan for human protection for human protection from EMF exposures, IEEJ Transactions on Electrical and Electronic Engineering, v.11, f. 683-695.
-
[5] SCENIHR, Opinion on potential health effects of exposure to EMF, EU Publcations, 2015.
-
[6] IARC, Non-ionizing radiation: RF EMF, Institute for Research on Cancer, 2013.
-
[7] ICNIRP, Guidelines for limiting exposure to EMF 100kHz to 300GHz, Health Physics, 2020, f. 483-524.
-
[8] G. CERRI, R. DE LEO, D. MICHELI, P. RUSSO, Base station network planning including environmental impact control, IEEE Proceedings on Communications, 2004, v. 151, f. 197-203.
-
[9] R. L. HAUPT, An introduction to genetic algorithms for electromagnetics, IEEE Antennas and Propagation, 1995, v. 37, f. 7-15.
-
[10] M. A. JAMSHED, T. HELIOT, T. W. C. BRAWN, A survey on EM risk assessment and evaluation mechanism for future wireless communication systems, IEEE Journal of EM, RF
-
[11] M. S. SHARAWI, RF planning and optimization for LTE networks, CRC Press Publisher, 2010, f. 399-432.
-
[12] DG CNECT, COST 231: Digital mobile radio towards future generation systems, EU Publications, 1999.