Tipologjia e ndërtimit të shtëpisë në trevën e Përmetit

Autorët

  • Teuta Bajo

Abstrakti

Në këtë punim fokusi drejtohet në tipologjinë e ndërtimit të shtëpisë1, vendit ku jeton familja, të cilës i kushtohet një vëmendje e veçantë në mënyrën e jetesës dhe është një tregues i rëndësishëm në kulturën e një populli. Ajo së bashku me veshjen dhe ushqimin e ndjek njeriun si bashkudhëtare në jetën e tij nga dita e parë që vjen në jetë deri sa ai përcillet për në “banesën e fundit”. E parë në këtë këndvështrim për studiues të ndryshëm, antropologë/ etnologë shtëpia mbetet dëshmi historike dhe kulturore, për çdo popull dhe merr kuptime të shumëfishta. Ndryshimet metaforike të ‘shtëpisë ka[në] krijuar konceptin e kulturës si një artefakt shpirtëror, përmes së cilës njeriu rritet, edukohet, krijon dhe krijohet’ (Canolli 2018). Dëshmitë historike e kulturore, të arritura në ditët tona e që datojnë shumë herët, tregojnë për një larmishmëri të madhe në gjinitë e trashëgimisë sonë të ndërtimit. Ndërtimet e fortifikuara, të kultit (pagan, kristian e islamik), ato inxhinierike (ura, çezma, rrugë) arkitektura e ndërtimit të banesës dhe dekoracioni i tyre, në të gjithë territoret shqiptare2, gjatë rrugëtimit të zhvillimit historik nxjerrin në dukje vlera kulturore me rëndësi studimore. Për realizimin e këtij punimi janë shfrytëzuar ekspeditat e zhvilluara në terren në trevën e Përmetit, një hapësirë territoriale e shtrirë në të dyja anët e rrjedhjes së lumit Vjosë. Në klasifikimin tipologjik të shtëpisë luajnë rol faktorë të shumtë të cilët ndikojnë në ndërtimin e saj. Ndonëse tipi i shtëpisë elbasanase është më i përhapur në të gjithë trevën, duke u nisur nga karakteri individual i ndërtimit të shtëpisë në krahina të ndryshme vihen re edhe tipe të tjera banimi. Këtu do të veçojmë tre tipe ndërtesash: me një kthinë, tipit koblarë3 dhe me dy kate me qemer.

Fjalët kyçe:

shtëpia, ndërtimtari, trashëgimi ndërtimi, tipologji.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Bardhoshi, N. (2011) Gurtë e Kufinit, UET Press, Tiranë - (2013) Fisi përmes përfytyrimeve antropologjike dhejetës së përditëshme: një antropologji kritike e fisit në Shqipërinë e Veriut, Kultura Popullore, QSA, IAKSA, Tiranë, f.75-101. Bourdieu, P. (1979) “The Kayble house or the world reversed.” Pp. 133–155 in Algeria 1960, translated by R. Nice. Cambridge: Cambridge University Press.

  2. Canolli, A. (2018) Një përshkrim antropologjik i shtëpisë, Gazeta Koha, 5 Tetor, online.

  3. Frashëri, Gj. Fshati Historik i Odriçanit,Shtëpia Muye dhe Monumente Kulture. 8 Nëntori, Tiranë, f.10-20

  4. Humphrey, C. (1988) No Place Like Home in Anthropology: The Neglect of Architecture, Anthropology Today, Vol. 4, No. 1, p. 16-18. Published By: Royal Anthropological Institute of Great Britain and Ireland.

  5. Krasniqi, M. (1979) Gjurmë e gjurmime, 8 Nëntori, Tiranë.

  6. Levi-Strauss, C. (1983) The way of the masks. London: Jonathan Cape.

  7. Moore, J. D.. (2012) The Prehistory of Home. University of California Press

  8. Morgan, L.H. (1978) Ancient society. New York: Labor Press - (1981) [1881]. Houses and house-life of the American aborigines. Chicago: University Press

  9. Muka, A. 2001, Banesa fshatre dhe familja e madhe, monografi, Tiranë. - (2010) Ndërtimet Tradicinale Shqiptare si objekt studimi etnologjik, AKTET, Vol. III, Nr.4, f.510-518.

  10. Riza, E. & Halili, Nj. (2008), Banesa qytetare kosovare e shekujve XVII-XIX, Prishtinë.

  11. Samanani, F. & Lenhard, J, (2019). House and home, The Cambridge Encyclopedia of Anthropology.

  12. Thomo, P. (1981), Aspekte të njësisë dhe të larmisë në arkitekturën tone popullore, Kultura Popullore1, Tiranë

  13. Zojzi, Rr. (1962) Ndamja krahinore e popullit shqiptarë, Etnografia Shqiptare 1, Tiranë

Downloads

Botuar

2024-11-24

Si të citoni

Bajo, T. (2024). Tipologjia e ndërtimit të shtëpisë në trevën e Përmetit. Optime, (1), 365–372. Retrieved from https://albanica.al/optime/article/view/5898

Numri

Seksioni

Articles

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor