Meningiomatoza: epidemiologjia, menaxhimi dhe prognoza. Rast klinik dhe rishikim i literaturës

Autorët

  • Malbora Xhelili
  • Aida Quka
  • Ilirjana Zekja
  • Artur Xhumari

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6150

Abstrakt

Hyrje: Meningiomatoza është termi që i referohet pranisë së të paktën dy meningeomave në lokalizime të ndryshme cerebrale te i njëjti pacient, pa shenja klinike të neurofibromatozës tip II. Incidenca paraqitet 1-10%. Qëllimi dhe objektivat: Prezantimi i një rasti klinik dhe rishikimi i literaturës për kriteret e reja të diagnotikimit dhe menaxhimit të meningiomave multiple. Rast klinik: Prezantojmë rastin e një zonje 54 vjeç, e cila paraqitet me histori rreth 7 vjeçare me cefale holokranike, të intensitetit të moderuar, karakter shtypës-shtrëngues me frekuencë 7/javë dhe marrje mendsh. Prej 8 muajsh paraqitet me atake atonike paraprirë nga hipoestezia dhe rënie e konsiderueshme e dëgjimit bilateralisht. Rezultatet: Në ekzaminim objektiv neurologjik nuk evidentohen deficite motore dhe sensore, por një tremor i anësive superiore et capitis, kompatibël me tremor esencial beninj. Testet laboratorike, përfshirë dhe provat e tiroides paraqiten në normë. Në EEG paraqitet aktivitet paroksistik. Në MRI dhe CT koke evidentohet prania e meningeomave multiple. Pacientja aktualisht në ndjekje në dinamikë, nën mjekim me Topiramate 300 mg në ditë, planifikuar për imazheri rikontrolli pas një viti. Konkluzionet: Dy faktorët etiologjikë kyç për zhvillimin e meningiomatozës janë gjenetika dhe hormonet. Lokalizimi i meningiomatozave është më tepër unilateral hemisferik, në konveksitetin supratentorial dhe falx parasagital. Trajtimi kirurgjikal realizohet në meningioma simptomatike, meningioma asimptomatike më të mëdha se 3 cm në varësi të lokalizimit dhe lezione ekspansive me edemë cerebrale.

Fjalë Kyçe:

meningiomatozë, follow-up, kirurgji, prognozë.

Downloads

Download data is not yet available.

Biografitë e Autorëve

Malbora Xhelili

MD. Neurologist, Regional Hospital Center “Shefqet Ndroqi”, Albania

Aida Quka

*University of Medicine, Faculty of Medicine, Tirana, Albania

Ilirjana Zekja

Neurosurgeon, UHC “Mother Teresa”, Head of Neurosurgery Service, Tirana, Albania

Artur Xhumari

MD. PhD. Neurologist, UHC “Mother Teresa”, Albania  Lecturer, Albanian University

Shkarkimet

Botuar

2024-12-20

Si të Citohet

Xhelili, M., Quka, A., Zekja, I., & Xhumari, A. (2024). Meningiomatoza: epidemiologjia, menaxhimi dhe prognoza. Rast klinik dhe rishikim i literaturës. Optime, (2), 156–168. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6150

Numër

Seksioni

Artikuj

Kategoritë