Ndikimi i aparatëve ortodontikë në estetikën dhe funksionimin oral

Autorët

  • Venera Rushiti

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6153

Abstract

Ky punim shqyrton historinë dhe evolucionin e ortodontikës, me një fokus të veçantë në aparatet ortodontike mobile (AOM). Qëllimi i këtij studimi është të analizojë zhvillimin e ortodontikës si dhe të vlerësojë ndikimin e avancimeve teknologjike në trajtimet ortodontike. Metodologjia përfshin një shqyrtim të literaturës ekzistuese dhe duke trajtuar disa raste ortodontike. Gjetjet kryesore tregojnë se historia e ortodontikës është e pasur dhe e ndërlikuar, duke filluar nga përdorimi i mekanizmave të thjeshtë në antikitet deri te zhvillimet moderne si Invisalign. Më tutje në këtë punim janë trajtu-ar tre raste trajtimi ortodontik, duke theksuar rëndësinë e qasjeve sistematike dhe individualizuara. Rasti i parë tregon përmirësimin e pozicionit të dhëmbëve me aparatin mobil. Rasti i dytë thekson nevojën për kontrolle rutinë, ndërsa rasti i tretë ilustron ndikimin pozitiv në estetikë dhe funksion. Angazhimi i pacientëve është thelbësor për rezultate optimale. Përdorimi i aparateve mobile ka rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimeve ortodontike, duke ofruar zgjidhje efektive dhe estetike për pacien-tët, veçanërisht fëmijët. Konkluzionet sugjerojnë se avancimet teknologjike dhe rritja e kërkesës për shërbime profesionale do të vazhdojnë të formojnë të ardhmen e ortodontikës, duke ofruar mundësi inovative për trajtimin e problemeve dentare. Kjo do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit oral dhe estetikës së pacientëve në nivel global.

Keywords:

Ortodontika, Aparatet mobile, Estetika dentare, Trajtimi ortodontik, Teknologjia digjita-le, Biokompatibiliteti, Shëndeti oral.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Venera Rushiti

Departamenti i Stomatologjisë, Specializimi "Ortognatodonci"Albanian University,

“Nela Dent”

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Rushiti, V. (2024). Ndikimi i aparatëve ortodontikë në estetikën dhe funksionimin oral. Optime, (2), 184–206. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6153

Numër

Section

Artikuj

Categories