Politikat arsimore dhe përmirësimi i mësimdhënies për të ardhmen në një qasje globale.

Autorët

  • Albana Tahiri

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6158

Abstract

Arsimi si fusha kyçe në edukimin dhe emancipimin e brezit të ri, ёshtё elementi themelor i kulturës dhe i shoqёrisё së një vendi. Elemente të rëndësishme për realizimin e këtij misioni janë politikat arsimore, kuadri ligjor, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të sistemit arsimor dhe evidentimit të aspekteve shoqërore dhe edukative të këtij procesi. Shumë vite punë nё fushёn e mësimdhënies, kanё krijuar mundësinë e njohjes nё mënyrë gjithnjë e mё tё thellё të ndërveprimit midis politikave arsimore dhe mësimdhënies. Nëpërmjet kësaj analize mund tё depërtojmë nё kompleksitetin e strukturës arsimore, nё dinamikën e zhvillimit tё saj ku fokusin kryesor e përqendrojmë tek të nxënit, në formësimin e individit dhe më gjerë të shoqërisë, duke e parë këtë proces në kontekstin e ri, në të cilin janë vendosur raportet e politikave arsimore dhe mësuesve qofshin ata me përvojë formale ose joformale në mësimdhënie, shumë të kualifikuar apo pa kualifikime, duke sjellë jo vetëm një fytyrë të re tё kurrikulave, por edhe tё rolit tё politikave arsimore tek mësimdhënësit, në shkollat tona. Metodologjia e këtij punimi bazohet në literaturën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si në Legjislacionin e arsimit Parauniversitar, Kurrikulen e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë. Strategjia Kombëtare e Arsimit-Shqipëri (2021-2026 ) mbi vëzhgimet e kërkimet e eksperiencave personale shumëvjeçare në fushën e mësimdhënies në arsimin parauniversitar. Ndërthurja e materialit teorik me përvojën praktike sjell disa këndvështrime, lidhur me politikat në arsim në kushtet e reja me të cilat po përballet jo vetëm sistemi ynë arsimor, por e gjithë shoqëria jonë. Konkluzion; Studimi konfirmon rëndësinë dhe rrolin e politikave arsimore, për realizimin e strategjive kombëtare në arsim, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të sistemit arsimor. Evidentimin e aspekteve shoqërore me moton e përbashkët se të mësuarit në shkollat tona duhet t’u ofrojë nxënësve dhe studentëve një përvojë unike nga vlerat sociale e humane, për të nesërmen e qytetarisë shqiptare në kuadrin evropian dhe më gjerë. Mësimdhënia duhet të pasqyrojë parimet bazë të marrëdhënieve të shëndetshme si: ndershmërinë, drejtësinë integritetin, guximin, respektin, përgjegjshmërinë etj.

Keywords:

politika në arsim, mësimdhënie, proces, edukim, kompetenca, të nxënit etj.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Albana Tahiri

Departmenti i Edukimit dhe Anglishtes, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Albanian University

References

  1. I. Tahiri, A. & Hadaj, G.2022) The Role of the Native Language Curriculum and School in the Language Development of Children March 2022

  2. DOI:10.54808/IMCIC2022.01.181https://www.researchgate.net/publication/358934336_The_Role_of_the_Native_Language_Curriculum_and_School_in_the_Language_Development_ of_Children

  3. II. Tahiri, A.& Shegani.K.2017 ‘’Politikat në arsim dhe fuqia e gjuhës ‘’OMSCA-1, 2017, ISBN 992813295X9789928132956.Tiranë.https://books.google.al/books/about/Politikat_n%C3%AB_arsim_dhe_fuqia_e_gjuh%C3%ABs.html?id=o1EiyQEACAAJ&redir_esc=y

  4. III. Tahiri, A. (2021). Implementing innovations in student-centered teaching. In A. Csiszárik-Kocsir & P. Rosenberger (Eds .), Current Studies in Social Sciences 2021(pp. 135–150). ISRES Publishing.https://www.isres.org/implementing-innovations-in-student-centered-teaching-319-s.html

  5. IV. Sprague, T. 2016 (ed.), Education in Non-EU Countries in Western and Southern Europe, pp. 123-149. London: Bloomsbury Publishing. https://www.amazon.com/Education-Non-EU-Countries-Western-Southern/dp/1472592492

  6. V. https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/Pligj-parauniversitari-i-azhornuar.pdf

  7. VI. Urdhër 363, datë 16.09.2014 për përcaktimin e nivelit arsimor të mësuesit në institucionet publike të arsimit parauniversitar.https://arsimiparauniversitar.gov.al/MASR/udhezime/ https://arsimi.gov.al/

  8. VII. RichardF.Elmore2011 ‘’Reforma shkollore nga brenda jashtë,politika,praktika dhe performanca’’ shtëpia botuese Universitare U.F.O. Press, prill 2011 fq 6 ,fq 16, fq 23

  9. VIII. ‘’Shqipëria Analiza e Politikës Arsimore: Çështje dhe Rekomandime ‘ ’Education 2030, Sec-tor United Nations Educational, Scientific and,Cultural Organization. https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000259245_alb

  10. IX. Reporti Vendor, Kreu 2.3.1 Profili i Politikës Arsimore Gjuhësore SHQIPËRIA MAS 2015 – 2017. 1 (arsimi.gov.al)Analizë e politikës arsimore Çështje dhe rekomandimeUNESCO Seksioni i Politikës Arsimore Prill 2017 Albania: education policy review; issues and recommendations (alb) - UNESCO Digital Library

  11. X. Udhëzues për përgatitjen e Planit Kombëtar të Aksionit për Punësimin e të Rinjve

  12. https://www.ilo.org/sites/default/files/wcmsp5/groups/public/@ed_emp/documents/instructionalmaterial/wcms_140786.pdf

  13. XI. Guide for the preparation of national action plans on youth employment. Gianni Rosas and Giovanna Rossignotti: International Labour Office Geneva: 1.0. 2008 72 р. ISBN 978-92-2120616-3 (PrintkISBN 978-92-2-120617-0rWeb påfy ISBN 978-92-1-29618-7(CD ROME

  14. https://www.ilo.org/sites/default/files/wcmsp5/groups/public/@ed_emp/documents/instructionalmaterial/wcms_140786.pdf fq9

  15. XII. Edukimi kundër korrupsionit Manual për mësuesit Tiranë, shtator 2012(PROJECT AGAINST CORRUPTION IN ALBANIA (PACA) Hartuar dhe botuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

  16. https://rm.coe.int/CoERMPublicCommonSearchServices/DisplayDCTMContent?documentId=09000016806ec1a3

  17. XIII. Tahiri, A. Rama, B. (8-13 March 2024)‘’Language, Globalization and Cultural Linguistic Diversity ‘’ The 12th Annual Conference of Europe’s Sciences and Arts Leaders and Scholars. It’s About People 2024 In Service of Sustainability and Dignity The 12 th Annual Conference of Europe’s Sciences and Arts Leaders and Scholar https://conference.almamater.si/wp-content/uploads/2024/01/C24_Programme.pdf

  18. XIV. https://www.unicef.org/albania/media/476/file/Raport_studimorPerballimi_i_sfidave_te_arsimit_gjithperfshires.pdf

  19. XV. Elmore, Richard F. (1986). “Arsimi pasuniversitar në menaxhim publik: duke punuar në qasjett e qeverisë”. Gazeta e Analizës dhe Menaxhimit të Politikave . 6 (1): 69–83. doi : 10.1002/ pam.4050060107 .

  20. XVI. Tahiri, A. (2021). Technology in Teaching, as an Empowerment of Innovative Education. The Eurasia Proceedings of Educational and Social Sciences, 20, 70-81. https://doi.org/10.55549/ epess.1038712

  21. XVII. Rajagopalan K., The language issue in Brasil: When local knowledge clashes with expert knowledge, 2005 f. 119

  22. XVIII. Elmore, Richard F.; Watson, Sara; Pfeiffer, David (1992). “Një rast për përfshirjen e çështjeve të politikave të aftësisë së kufizuar në kurrikulat e politikave publike”. Gazeta e Analizës dhe Menaxhimit të Politikave (Shënime të Kurrikulës dhe Rasteve) . 11 (1): 167– 173. doi : 10.2307/3325146 . JSTOR 3325146 .

  23. XIX. Raport studimor, 2016, “Përballimi i sidave të arsimit gjithëpërshirës në Shqipëri”, ACCES, ISOP, UT, Instituti i Opinionit Publik në Shqipëri, UNICEF.

  24. XX. Hadaj, G. ., & Tahiri, A. . (2023). Morphological Homonymy in the Verbal Structure of the Albanian Language . Migration Letters, 21(2), 1–7. https://doi.org/10.59670/ml.v21i2.5845

  25. XXI. Hadaj, G., &Tahiri, A. (2023). Themes of grammatical forms in the nominative system. international conference on contemporary academic research, 1, 226–231. https://doi.org/10.59287/ iccar.784

  26. XXII. Tahiri, A. (2021). Implementing innovations in student-centered teaching. In A. Csiszárik-Kocsir & P. Rosenberger (Eds .), Current Studies in Social Sciences 2021(pp. 135–150). ISRES Publishing.

  27. XXIII. https://www.isres.org/implementing-innovations-in-student-centered-teaching-319-s.html

  28. XXIV. Hadaj, G., & Tahiri, A. (2023). Emojis, widely used in modern communication. The International Journal of Learner Diversity and Identities, 30(2), 403–408. https://scholar.google.

  29. com/citations?view_op=view_citation&hl=en&user=moEWyz0AAAAJ&citation_for_ view=moEWyz0AAAAJ:Se3iqnhoufwC

  30. XXV. Tahiri, A., & Hadaj , G. (2022). Innovation , education and Tips and Tricks transfer , through language components him extracurricular projects , in preschool education , for maintaining public health and nutrition . Journal of Hygienic Engineering & Design , 41. Retrieved Frome https://keypublishing.org/jhed/wp-content/uploads/2024/07/07.-Full-paper-Albana-Tahiri.pdf

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Tahiri, A. (2024). Politikat arsimore dhe përmirësimi i mësimdhënies për të ardhmen në një qasje globale. Optime, (2), 215–225. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6158

Numër

Section

Artikuj

Categories