Roli i mёsuesit tё arsimit parashkollor nё mёsimin e gjuhёs letrare shqipe-detyrё jo vetёm institucionale por edhe kombёtare

Autorët

  • Esmeralda Strori

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6168

Abstract

Qёllimi i kёtij punimi shkencor ёshtё tё rivlerёsojё rolin qё ka mёsuesi i arsimit parashkollor nё mёsimin e gjuhёs letrare shqipe. Pas viteve 90, pёr shkak tё tranzicionit, tё emigrimit dhe migrimit tё popullsisё, mosrespektimit tё ligjit mbi gjuhёn standarde shqipe, situata gjuhёsore ёshtё bёrё kaotike. Nuk janё tё pakta rastet kur brenda njё situate ligjёrimore ndeshim fjalё dialektore, fjalё krahinore, fjalё tё huaja tё panevojshme por edhe ndёrtime sintaksore qё nuk i pёrkasin gjuhёs standarde shqipe. Nuk janё tё pakta edhe rastet kur fёmijёt e arsimit parashkollor shumё fjalё shqipe i zёvendёsojnё me fjalё tё huaja, si p.sh: ciao apo bye bye pёr mirupafshim; ok pёr nё rregull; hello pёr pёrshёndetje; good morning pёr mirёmёngjes etj. (Shkurtaj. Gj, 2015) Nё kushte tё tilla mёsuesi i arsimit parashkollor ka pёr detyrё tё tregojё profesionalizёm mbi ruajtjen dhe pёrdorimin e gjuhёs standarde shqipe, si njё detyrё jo vetёm institucionale dhe kulturore por edhe kombёtare. Si rezultat ky punim shkencor kёrkon tё vёrё nё dukje domosdoshmёrinё e njohjes sё gjuhёs standarde shqipe dhe rritjes sё kujdesit tё pёrdorimit tё saj (si gjuhё e folur dhe e shkruar) tek mёsuesit e arsimit parashkollor tё cilit ndikojnё drejtpёrdrejt nё zhvillimin e vetёdijes gjuhёsore tek fёmijёt e moshave tё vogla. Metodat e pёrdorura nё kёtё punim shkencor janё: induksioni, deduksioni, vёzhgimi, analiza pёrshkruese.

Keywords:

gjuha letrare shqipe, fjalё dialektore, fjalё krahinore, fjalё tё huaja, rivlerёsim, vetёdije gjuhёsore, detyrё kombёtare.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Esmeralda Strori

Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes, Fakulteti i Shkencave Shoqёrore, Albanian University

References

  1. Rami Memushaj, “Gjuha standarde-Si ta flasim dhe shkruajmë?, Tiranë, 2002.

  2. Gjovalin Shkurtaj, “Sociolinguistika”, Tiranё, 2003.

  3. Gjovalin Shkurtaj, “Si tё shkruajmё shqip”, Tiranё, 2013.

  4. Gjovalin Shkurtaj, “Urgjenca gjuhёsore”, Tiranё, 2015.

  5. Gjovalin Shkurtaj, Meleq Shopi, “Gjuha, ligjërimi dhe jeta”, Tiranë, 2018.

  6. Xhevat Lloshi, ‘Nga gjuha e normuar prej Kongresit të Drejtshkrimit 1972 te një anarki gjuhësore, “Gjuha shqipe” 1-2017, IAP’.

  7. https://www.youtube.com/watch?v=c4dnqPUTS-s

  8. https://www.google.com/search?q=valter+memisha+per+gjuhen+standarde&rlz=1C 1GCEA_enAL1081AL1081&oq=valter+memisha+per+gjuhen+standarde&gs_lcrp=EgZja HJvbWUyBggAEEUYOTIKCAEQABiABBiiBDIKCAIQABiABBiiBNIBCTExNzI4ajB qOagCALACAQ&sourceid=chrome&ie=UTF-8#

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Strori, E. (2024). Roli i mёsuesit tё arsimit parashkollor nё mёsimin e gjuhёs letrare shqipe-detyrё jo vetёm institucionale por edhe kombёtare. Optime, (2), 306–309. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6168

Numër

Section

Artikuj

Categories