Rritja e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe sfidat përkatëse
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.6170Abstract
Fenomeni i korrupsionit dhe pastrimit të parave është një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballen shoqëritë moderne në ditët e sotme. Ky fenonem përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e kombeve por edhe më gjerë. Ai minon demokracinë, cënon sundimin e ligjit dhe pengon zhvillimin ekonomik e social të vendeve. Strukturat kriminale, në përpjekje për të forcuar pozitat e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre në forma të shumëfishta. Në këtë kontekst, kërcënimet që shfaqen në kontekstin e gjerë shoqëror adresojnë nevojën për një bashkëpunim serioz dhe të strukturuar rajonal por edhe ndërkombëtar. Ky bashkëpunim lypset të zhvillohet në të gjitha nivelet, operacionale e politikëbërëse si dhe në të gjitha planet, teknologjike e njerëzore. Korrupsioni dhe qarkullimi i financave të paligjshme janë një veprimtari kriminale që nuk njohin kufij shtetërore dhe si të tilla kërkojnë veprim dhe kundërpërgjigje të përbashkët ndërkombëtare. Me qëllim trajtimin dhe adresimin e këtij fenomeni global është ndërmarrë realizimi i këtij punimi kërkimor. Analiza e paraqitur në këtë punim fokusohet tek natyra transnacionale e këtyre dukurive kriminale, format e sofistikuara të krimit, nevoja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, iniciativat kryesore strategjike dhe ligjore të ndërmarra në këtë drejtim dhe qasjen rajonale që BE e partner të tjerë aplikojnë në vendet e rajonit tonë. Kuadri strategjik i miratuar për këtë qëllim dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe të strukturuara për linjëzimin e tij me BE do të shërbejë si një platformë e përshtatshme e cila do të mundësojë veprime dhe iniciativa të tjera institucionale rajonale për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe financimeve të paligjshme. Metodologjia e përdorur për realizimin e punimit është një qasje krahasuese e burimeve dhe të dhënave zyrtare, raporteve të publikuara nga grupet e interesit dhe studimeve të realizuara në këtë fushë, duke përfshirë analiza rrisku, njëhsim të kuadrit strategjik, mekanizma bashkëpunimi, integrim sistemesh e shkëmbim informacioni dhe investime të përbashkëta. Gjetjet e punimit kërkimor tregojnë se mbështetja institucionale është mjet i domosdoshëm në luftën kundër krimit transnacional. Ndërtimi i një sistemi me rregulla, në të cilin institucionet janë funksionale dhe shërbimet janë efikase është një nevojë e menjëhershme në luftimin e këtyre fenomeneve kriminale. Nga ana tjetër luftimi i këtyre formave kriminale përbën një prioritet kyc për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.Nga të dhënat e grumbulluara dhe analiza e realizuar, punimi paraqet rekomandimet e nevojshme për frenimin e fenomenit të korrupsionit dhe pastrimit të parave.Keywords:
bashkëpunim rajonal, anti-korrupsion, lufta kundër pastrimit të parave, udhërrëfyesi anti-korrupsion, procesi integrues.Downloads
References
-
Balfour R. and Stratulat C, (2011), The Democratic Transformation of the Balkans, European
-
Policy Centre Issue Paper,
-
Collins A. (2014). Studime Bashkëkohore të Sigurisë (Contemporary security studies). UET/ PRESS, Tiranë,
-
Europol (2011), OCTA 2011. EU Organised Crime Threat Assessment, The Hague.
-
EU SOTCA (2021) Serious and Organised Crime Threat Assessment. A corrupting influence: The infiltration and undermining of Europe’s economy and society by organised crime
-
The European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction (EMCDDA) European Drug
-
Report 2023
-
Greavu S. (eds.) (2016), Annual Report of the Secretary General of the Regional Cooperation
-
Council 2015-2016, Sarajevo, RCC.
-
Krasniqi, K (2016). Organized Crime in the Balkans. European Scientific Journal, 12(19), 204-
-
Lindstrom N. (2004), Regional Sex Trafficking in the Balkans: Transnational Networks in an Enlarged Europe, in “Problems of Post-Communism”, vol. 51, no. 3,
-
Lilyanova, V. (2017). Anti-corruption efforts in the Western Balkans. EPRS | European Parliamentary Research Service.
-
Nicolaj N. (2012), Mexican drug cartels penetrate southern Europe, euobserver
-
Projekti CARPO (2006) Raporti mbi Gjendjen e Krimit të Organizuar dhe Krimit Ekonomik në Evropën Juglindore. Strasburg.
-
Thomas, J. (2021). Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor: forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive. Këshillim për të Drejtat Individuale në Evropë (AIRE)& Nisma Rajonale Antikorrupsion (RAI).
-
The Global Initiative Against Transnational Organized Crime. (2019). Zonat problematike të krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Geneva:
-
The Global Initiative against Organized Crime, Analyzing flows of people, drugs and money in the Western Balkans,
-
UNODC (2021). Udhëzues i Strategjisë për Krimin e Organizuar për zhvillimin e strategjive me ndikim të lartë.
-
UNODC, (2020) Conceptual Framework for the Statistical Measurement of Illicit Financial
-
Flows,
-
UNODC (2015), Regional Programme for South Eastern Europe (2016-2019). A Partnership Framework for an Effective Regional Approach,
-
Wallis, E. (2020) Migrants in Albania: Begging for food, hiding from violence, Info Migrants.
-
Williams, P. Transnational Criminal Networks, Networks and Netwars. The Future of Terror, Crime, and Militancy, Santa Monica, CA, Rand Corporation.