Pjesëmarrja e Shqipërisë në skuadra të përbashkëta hetimore me agjencitë ligjzbatuese të Bashkimit europian

Autorët

  • Maend Kullaj

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6176

Abstract

Një emërues i përbashkët i Bashkimit Europian dhe shteteve të treta është vullneti për të luftuar kriminalitetin e rëndë, veçanërisht atë në formën e organizuar, i cili nuk njeh kufij shtetërorë. Krijimi dhe funksionimi i organeve ligjzbatuese të pavarura në nivel europian si EUROPOL, EUROJUST, FRONTEX, OLAF, dhe më rishtasi, Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO), secili me rregulloren përkatëse, dëshmon për këtë qëllim të përbashkët, por nuk siguron, në vetvete, përfshirjen në këtë rrjet bashkëpunimi të shteteve kandidate për anëtarësim si Shqipëria, të cilës i burojnë nga MSAja detyrime bashkëpunimi në çështjet penale. Në pamundësi të zbatimit të drejtpërdrejtë të acquis përkatëse, qëllimi i këtij punimi është që të evidentojë kuadrin normativ që mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale, specifikisht në formën e ngritjes së skuadrave të përbashkëta hetimore, ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe shteteve anëtare, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të agjencive ligjzbatuese të BE-së. Nëpërmjet metodave cilësore, punimi analizon instrumentet kryesore të bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe nivelin e zbatueshmërisë së tyre, duke paraqitur pozitën e autoriteteve shqiptare në operacione dhe kontributin e tyre real në veprimtarinë e përbashkët hetimore kundër krimit ndërkufitar, bazuar edhe në shembuj çështjesh konkrete. Në fund të analizës punimi arrin në përfundimin se, Republika e Shqipërisë, në sajë të marrëveshjeve të bashkëpunimit me këto agjenci, ka një rol dhe pozitë të barabartë si anëtar i skuadrave të përbashkëta hetimore njëlloj si çdo shtet anëtar i BE-së, duke shërbyer këto marrëveshje si një kuadër rregullator për këtë veprimtari deri në momentin e anëtarësimit të plotë.

Keywords:

skuadra të përbashkëta hetimore; krim ndërkufitar; bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale; Shqipëri; Bashkimi Europian; EPPO

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Maend Kullaj

Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, Fakulteti i Shkencave Shoqërore,

Albanian University

References

  1. Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale (Eurojust), International Cooperation in drug trafficking cases with third countries – Practical experiences of Liaison Prosecutors at Eurojust – April 2024, Eurojust, prill 2024, <https://data.europa. eu/doi/10.2812/35988>;

  2. Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale (Eurojust), WB CRIM JUST – Enhancing cross-border cooperation in the Western Balkans for criminal justice, Eurojust, tetor 2022, < https://data.europa.eu/doi/10.2812/9428>;

  3. Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale (Eurojust), Guidelines on Joint Investigation Teams Involving Third Countries – June 2022, Eurojust, qershor 2022, < https://data.europa.eu/doi/10.2812/73766>;

  4. Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunimin në Zbatimin e Ligjit (Europol), Decoding the EU’s most threatening criminal networks, Zyra e Publikimeve e Bashkimit Europian, 2024, <https://data.europa.eu/doi/10.2813/811566>;

  5. Geraci, R. M., “Beyond Mutual Recognition: The Rules of Joint Investigation Teams”, Optime, vëllimi 13, nr. 2, 2021, ff. 29-40 < https://doi.org/10.55312/op.v13i2>;

  6. Hoxha, A., Ekstradimi dhe urdhri europian i ndalimit, Shtëpia Botuese “Morava”, Tiranë 2011;

  7. Ligj nr. 97/2021, datë 07.07.2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale””;

  8. Ligj nr. 9590, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e Shteteve të Tyre Anëtare””;

  9. Ndoci, L., Bashkëpunimi Gjyqësor në Çështjet Penale në Bashkimin Europian - Roli i Eurojustit dhe i Mekanizmave të Tjerë Europianë të Bashkëpunimit Gjyqësor në Çështjet Penale, Tezë Dizertacioni Doktoral, Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2018, <https://unitir.edu.al/bashkepunimi-gjyqesor-ne-ceshtjet-penale-ne-bashkimin-europian-roli-i-eurojustit-dhe-i-mekanizmave-te-tjere-europiane-te-bashkepunimit-gjyqesor-ne-ceshtjet-penale/>, qasja e fundit më datë 02.05.2024;

  10. Pradel, J., Corstens, G., Vermeulen, G., E Drejta Penale Evropiane, Botimet Papirus, Tiranë, 2009;

  11. Raport i Prokurorit të Përgjithshëm mbi Gjendjen e Kriminaliteti për Vitin 2023, mars 2024, <https://www.pp.gov.al/rc/doc/Raporti_1_PP_2023_date_28_03_2024_7383.pdf>, qasja e fundit më datë 02.05.2024;

  12. Vendim i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 243, datë 17.04.2024 “Për miratimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2024”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 69, datë 22.04.2024;

  13. < https://spak.gov.al/>;

  14. < https://www.eurojust.europa.eu/>.

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Kullaj, M. (2024). Pjesëmarrja e Shqipërisë në skuadra të përbashkëta hetimore me agjencitë ligjzbatuese të Bashkimit europian. Optime, (2), 371–378. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6176

Numër

Section

Artikuj

Categories