Sfidat e ruajtjes së natyrës njerëzore të drejtësisë.

Rasti i Shqipërisë

Autorët

  • Nadia Guni
  • Teojorg Gogu

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6179

Abstract

Inteligjenca artificiale dhe ligji, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes së diskutimeve të fundit politike dhe akademike, janë dy tema kryesore të strukturës sonë sociale të cilat po pësojnë ndryshime themelore. Kur bëhet fjalë për rastin e Shqipërisë, një shqetësim që me të drejtë do të lindte është: si do të ndikojë në gjyqësor ky automatizim artificial që ka zënë rrënjë në ekzekutivin dhe legjislativin? Ky studim do të shqyrtojë se si automatizimi i drejtësisë procedurale do të ndikonte në sundimin e ligjit dhe të drejtën për një gjykim të drejtë në Shqipëri, në krahasim me vendet me institucione të forta demokratike. Për më tepër, ky hulumtim analizon nëse ekziston një domosdoshmëri për të mbajtur një aspekt njerëzor në procesin gjyqësor, duke ngritur çështjen e rolit dhe rëndësisë së një mendjeje njerëzore prapa marrjes së vendimeve gjyqësore? Duke analizuar në mënyrë kritike literaturën përkatëse mbi integrimin dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në sisteme të ndryshme ligjore, do të mblidhen të dhëna cilësore për të propozuar rekomandime për përmirësimin e legjislacionit vendas shqiptar. Ky studim fut një qasje të re në fushën e së drejtës duke kryer një analizë krahasuese të përdorimit të inteligjencës artificiale kundrejt inteligjencës njerëzore. Duke theksuar ndikimin specifik të këtyre teknologjive në nivele të ndryshme të sistemit gjyqësor, duke përfshirë gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit kundrejt gjykatave supreme dhe kushtetuese, ky kërkim ofron një perspektivë të re mbi integrimin e inteligjencës artificiale në proceset ligjore të vendim-marrjes.

Keywords:

Automatizimi i drejtësisë, inteligjenca artificiale, e drejta për një gjykim të drejtë, sundimi i ligjit, gjyqësori.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. An Inductive Inference Machine, Dartmouth Summer Research Conference on Artificial Intelligence, Solomonoff, Ray (1956).

  2. Artificial Intelligence in the Criminal Justice System: Leading Trends and Possibilities, Tatyana

  3. Artificial Intelligence in the Criminal Justice System: Leading Trends and Possibilities, Tatyana Sushina and Andrew Sobenin, 27 May 2020

  4. Sushina and Andrew Sobenin, (27 May 2020).

  5. Cardon, D., Cointet, J. P., and Mazières, A., 2018, “Neurons Spike Back: The Invention of Inductive Machines and the Artificial Intelligence Controversy,” Reseaux, 5(211), pp. 173– 220.

  6. Chui, L., Kamalnath, V., and McCarthy, B., 2018, An Executive’s Guide to AI, McKinsey, https://www.mckinsey.com/business-functions/mckinsey-analytics/our-insights/an-executivesguide-to-ai.

  7. EU for Justice, Annual Action Plan in favour of Albania for 202, IPA III/2021/ 043-666/1 https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/document/download/d665cb6d-9a29-45f59b48-9de16d73369e_en

  8. Greene, M. T. (2010). Law and the Semantic Web: Legal Ontologies, Methodologies, Legal Information Retrieval, and Applications. Springer.

  9. History of Artificial Intelligence Maad M. Mijwel Computer science, college of science, University of Baghdad Baghdad, Iraq

  10. https://www.researchgate.net/profile/Maad-Mijwil/publication/322234922_History_of_

  11. Artificial_Intelligence/links/5a4d34e5a6fdcc3e99d15c1c/History-of-Artificial-Intelligence.pdf

  12. Infocip Executive Summary of 2023 https://www.infocip.org/al/wp-content/uploads/2023/11/executive-summary-english-ok.pdf

  13. Jörg Pohle “A Legal Discipline of the Future” A Short History of the Intersection of Law and Computer Science

  14. Katz, D. M. (2017). Quantitative Legal Prediction

  15. Minsky, Marvin, The Society of Mind, Simon and Schuster, (1986)

  16. The European Union’s AI Act: Guarding against or Employing Artificial Intelligence”-Dr. Pjereta Agalliu and Prof..Dr. Artan Hoxha

  17. “Tomorrow’s Lawyers: An Introduction to Your Future” by Richard Susskind. Oxford University Press 2013

  18. Wang, L., Gao, R., Váncza, J., Krüger, J., Wang, X. V., Makris, S., and Chryssolouris, G., 2019, “Symbiotic Human-Robot Collaborative Assembly,” CIRP Ann., 68(2), pp. 701–726.

  19. 1016/j.cirp.2019.05.002

  20. Wyner, A. (2019). Automating Legal Analysis: Empirical and Legal Perspectives. Springer.

  21. Ziemba, E. (2013). Decision Support Systems in Law: Legal and Ethical Implications. Springer.

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Guni, N., & Gogu , T. (2024). Sfidat e ruajtjes së natyrës njerëzore të drejtësisë. : Rasti i Shqipërisë. Optime, (2), 392–401. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6179

Numër

Section

Artikuj

Categories