Përfitimet e konsumatorit nga kombinimi i tregëtisë tradicionale me atë elektronike
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.6187Abstract
Tregtia është mekanizmi kryesor në mbështetje të aktivitetit ekonomik. Sipas Business Dictionary, “Tregtia është i gjithë sistemi i një ekonomie, i cili krijon mjedisin për biznesin. Ajo përfshin siste-met ligjore, ekonomike, politike, sociale, kulturore dhe teknologjike që veprojnë në çdo vend”. Bi-zneset ndihmojnë sistemin ekonomik të funksionojë nëpërmjet prodhimit dhe shpërndarjes së mall-rave dhe shërbimeve që konsumatorët duan. Konsumatorët kanë shumë dëshira. Sistemi ekonomik, megjithatë, vepron në bazë të dëshirave-ekonomike për të mira materiale dhe shërbime. Një karakteristikë e rëndësishme e biznesit është se ai është dinamik, ose në ndryshim të vazhdue-shëm. Në thelb, ndryshimi në shitjen me pakicë në të kaluarën, është promovuar nga ndërveprimi i kon-sumatorit, shitësit me pakicë dhe qeverisë. Pas viteve 90’, këtyre faktorëve i shtohet edhe roli shumë i rëndësishëm i teknologjisë. (Fernie, 1997)1 Teknologjia është një proces, të cilin shtetet duhet ta promovojnë në mënyrë aktive dhe të ndërgjegjshme. (James, 1999)2 Tashmë, pranohet gjerësisht se teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (ICT) dhe e-commerce janë në qendër të trans-formimit ekonomik dhe social që po prek të gjitha shtetet. (OECD, 2003)3 Në ditët e sotme, kombinimi i shitjeve me pakicë në dyqan me atë online, sjell përfitime të dy-anëshme, si për konsumatorin, ashtu edhe për shitësin. Teknologjitë e reja janë aplikuar në të gjithë zinxhirin e furnizimit, për të siguruar që produktet të jenë të dizenjuara e testuara, të prodhuara dhe të shpërndara nëpërmjet kanaleve të furnizimit të shpejtë dhe me një kosto më të ulët se kurrë më parë. (Butterworth/Heinemann, 2003)4 Për të realizuar objektivat kërkimore është përdorur nje model kërkimi miks, duke perdorur kërkimin sasior dhe cilësor. Per kete është organizuar nje pyetesor online i cili kishte si synim, të mblidhte informacion mbi demografinë, përdorimin e internetit dhe të e-commerce, llojin e blerjes, mënyrën e pagesës, përvoja e klientit gjatë transaksionit, nëse ata kanë blerë produkt, apo kanë përfituar shër-bim, perceptimi i klientit pas blerjes, etj. Ky pyetësor iu shpërnda rreth 500 personave, përdorues të internetit nëprmjet e-mail, linkedin, blog dhe faqeve sociale. Kerkimi konkludon se sjellja konsumatore shpreh prirje te qarta te ndryshimit te qasjes ndaj prezenc-es fizike te konsumatorit ne njesine tregtare, kohen qe harxhon ne te, kalimi drejt blerjeve online, ndryshimin e struktures se shpenzimeve familjare, etj.Keywords:
sjellja konsumatore, tregëtia elektronike, e-commerce, tregëtia tradicionale dhe moderneDownloads
References
-
Fernie, J (1997) Retail change and retail logistics in the United Kingdom: past trends and future prospects. Faqe 383
-
James, J (1999) - Globalization, Information Technology and development, 1st edition
-
OECD (2003), Seizing the Benefits of ICT in a Digital Economy, OECD Digital Economy Papers
-
Butterworth/Heinemann 2003 - Principles of Retailing – faqe 17
-
OECD (2013), “Electronic and Mobile Commerce”, OECD Digital Economy Papers, No. 228 faqe 5
-
Levy/Weitz (2012) - Retailing management— 8th ed McGraw-Hill/Irwin, faqe 5
-
Curtis, G. dhe Cobham, D. (2005). Business information system: Analysis, design and practice, 5th edition, faqet 174-209
-
Whiteley,D (1998) Internet Commerce – Hot Cakes and Dead Duck Doing, faqet 9-19 9. https://worldpopulationreview.com/country-rankings/internet-penetration-by-country 10. https://data.worldbank.org/indicator/IT.NET.USER.ZS
-
https://www.cia.gov/the-world-factbook/field/telephones-mobile-cellular/country-comparison/