Qëndrimi i fuqive të mëdha ndaj çështjes Shqiptare në agimin e lindjes së shtetit të parë Shqiptar dhe sot.

Paralele historike

Autorët

  • Dr. Romeo Gurakuqi

Abstrakti

Në trajtesën e mëposhtme çështjes shqiptare do t'i referohemi si një e tërë jo vetëm për lehtësi parashtrimi, por sepse do të ishte e gabuar mosmarrja parasysh e lidhshmërisë së brendshme natyrore, territoriale dhe shpirtërore të kombit shqiptar. Aspirata kombëtare shqiptare nuk është një ide jashtë realitetit dhe historik të popujve normalë,përkundrazi, ajo është brenda normave dhe
ligjësive të historisë moderne botërore dhe ka pëmgjasime shumë të qarta me proçese të ngjashme të kryera në Europë si gjatë
shekullit të kaluar, ashtu edhe gjatë shekullit 20-të. Në vonesëit e asaj që mnnd ta qnajmë rilindja e dytë kombëtare shqiptare
kanë ndikuar kryesisht faktorë historikë të jashtëm të cilët i kanë imponuar dhe po vazhdojnë t'i imponojnë atij populli status quo të rëndësishme për të tretët, por jo interesat e zhvillimt civil dhe europian të popullit shqiptar në tërësi. Nga ana tjetër, është shiunë e rëndësishme të theksohet se, megjithë ekzistencën e një aspirate të pamohueshme të bashkimit kombëtar, populli shqiptar nuk dëshiron e kontureve të sotme politike europiane, por vetëm hapësiren demokratike, ku do të mund të përkryej proçesin e vet qytetërues, ku do të mund të ushtrojë ato të drejta të njohura në kartat ndërkombëtare dhe të mund shpallë personalitetin, tashmë të njohur si një ndër popujt më të vjetër të Europës. Vetëm në këtë mënyrë ai do të mund të japë kontributin e vet në krijimin e një Europe të bashkuar dhe të integruar.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Gurakuqi, R. (2023). Qëndrimi i fuqive të mëdha ndaj çështjes Shqiptare në agimin e lindjes së shtetit të parë Shqiptar dhe sot.: Paralele historike. Phoenix, 2(5-6), 7–23. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1127

Numri

Seksioni

Artikuj