Vdekja shpëtimtare e Jezusit mbi kryq

Autorët

  • Don Ndoc Noga

Abstrakti

Jeta e Jezusit u mbyll brenda një kohe shumë të shkurtër me një vdekje të përgjakur. Ai, vetëm pas dy vjet e gjysëm predikimi, qe
dënuar për vdekje me mundimin e kryqëzimit në Jeruzalem, kryeqytet fetar i Judesë, nën prokurorin romak Ponc Pilatin. Ky fakt është krejtësisht i sigurtë. Për vdekjen e Jezusit nuk flasin vetëm katër Ungjijtë dhe shkrimet e tjera të Beslidhjes së Re, por edhe burime jo të krishtera. Flet për këtë historiani hebre Jozef Flavi (rreth 37-97 mb.K.) në veprën e tij Histori e Vjetër Judaike (18, 3, 3, nr. 64): " Megjithëse Pilati, sipas padisë së etërve tanë, e kishte dënuar me kryqëzim, ata që e kishin dashur që nga fillimi, vazhdonin ta donin përsëri". Për këtë flet historiani roman K. Taçiti në Annales-at e tija, shkruar rreth 113 mb. K. duke përmendur të krishterët për djegien e Romës që ngjau në kohërat e Neronit, ai shkruan: "Ai nga i cili rrjedh ky emër, Krishti, gjatë mbrelërisë së Tiberit qe dënuar nga prokurori Ponc Pilati ( procuratorem Pontium Pilatum supplicio affectus erat)" (Ann. XV, 44).

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Noga, N. (2023). Vdekja shpëtimtare e Jezusit mbi kryq. Phoenix, 2(5-6), 24–35. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1128

Numri

Seksioni

Artikuj