Kontributet Albanologjike të Robert Schwanke-s

Autorët

  • Dr. Petrit Kotrri

Abstrakti

Miciis studiuesve të huaj që kanë lënë një emër të shquar në fushën e studimeve shqiptare radhitet tashmë edhe Robert Shwanke, konributet e të cilit, fatkeqësisht, nuk njihen ende sa dhe si duhet në masën e gjërë të studiuesve tanë, veçanërisht të atyre të fushës së historiografisë. Ai vdiq para 4 vjetësh, në moshën 84 vjeçare, duke lënë pas një varg punimesh me vlera të shquara shkencore. Jeta e tij i ishte përkushtuar albanologjisë dhe në këtë kuadër ai ka sjellë gjithashtu kontribute të shënuara për albanologjinë. Shwanke ishte nxënës i Profesorit të dëgjuar të Universitetit të Vjenës Karl Patch-it, zotërues i gradave akademike "Doktor i filozofisë dhe i Jurisprudencës", njohës i shkëlqyer i problemeve dhe çështjeve historike e bashkëkohore të vendeve të rajonit të Ballkanit, gjurmues i palodhur i arkivave të Vjenës etj. Ndër shqiptarët, ai kishte miqësi të ngushtë me prof. Eqrem Çabejn, me të cilin e
lidhnin vitet e rinisë kur studionin në Vjenë, si dhe promovimi i doktoratave të tyre në të njëjtën ditë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Kotrri, P. (2023). Kontributet Albanologjike të Robert Schwanke-s. Phoenix, 2(5-6), 61–65. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1131

Numri

Seksioni

Artikuj