Përrallat e muzgut

Dhjetë parabola

Autorët

  • Ridvan Dibra

Abstrakti

Gati të gjithë e kanë zili Tritonin dhe fatin e tij. Nuk është pak të jesh në shpurën e Poseidonit të plotfuqishëm dhe të kesh një
pallat të artë nën det. Por mbi të gjitha, Tritoni ka privilegjin e madh të jetë zotëruesi i guaskës së detit, e cila zbut si me magji dallgët e tërbuara, pikërisht ato dallgë që Poseidoni i ngre me zemërimin dhe sfurkun e tij tridhëmbësh. Në një farë kuptimi, Tritoni është edhe ndërmjetës mes Poseidonit sedërmadh dhe detarëve që lypin mëshirë. Ndaj dhe prej kohësh ka fituar respektin, mirënjohjen dhe adhurimin e tyre. Por jo edhe frikën e tyre. Sepse të gjithë e dinë tashmë se roli i tij është thjesht ai i një zbutësi, i një qetësuesi. D.m.th. roli që kanë në përgjithësi ndërmjetësit. Kuptohet që fati i Tritonit është i lidhur pazgjidhshmërisht me Poseidonin dhe trillet e tij. Pikërisht ky fakt e brengos jo rrallëherë Tritonin shpirtmadh. D.m.th. pamundësia për të ngritur tallaze të tërbuara, që dikush t'ia ketë edhe frikën ndonjëherë. Sepse jo rrallëherë ndihet i velur me respektin dhe admirimin e të tjerëve.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Dibra, R. (2023). Përrallat e muzgut: Dhjetë parabola. Phoenix, 2(5-6), 70–81. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1133

Numri

Seksioni

Artikuj

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor