Shaban Demiraj, “Fonologjia historike e gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1996

Autorët

  • As. Prof. Dr. David Luka

Abstrakti

Katër veprat madhore, të botuara këto dhjetë vitet e fundit ( 'Gramatikë historike e gjuhës shqipe", "Gjuha shqipe dhe historia e saj", "Gjuhësi ballkanike" dhe "Fonologjia historike e gjuhës shqipe"), e radhisin prof.dr. Shaban Demirajn në mos si më të madhin albanolog të fundit të këtij shekulli, së pakti ndër më të mëdhenjtë e tij. Vepra, që po paraqesim, është e një rëndësie të dyfishtë. Së
pari, ndjehej nevoja e ngutshme e një teksti mësimor për universitetet tona. Pas monografisë së G. Meyerit për fonetikën historike
të shqipes, botuar në vëllimin e tretë të veprës "Studime shqiptare" (1892), përpjekjet për të dhënë një pasqyrë të plotë të fonetikës historike të shqipes, u bënë nga E. Çabej në vitin 1946 dhe më pas më 1960. Që atëherë dhe deri më sot, ka rrjedhur shumë kohë; janë botuar shumë artikuj e monografi e deri edhe libra për çështje të veçanta të kësaj disipline të rëndësishme. Përpjekjet e Pekmezit e të Mannit, tanimë janë të kapërcyera, ndërsa vepra e M. Huldit "Etimologjitë bazë të shqipes" (botuar në Los Angelos me 1984), që ka për qëllim t'u bëjë të njohur gjuhëtarëve indoevropianistë një bazë, nga e cila mund të nxirren përfundime për tiparet historike të shqipes, nuk kishte si të zëvendësonte një fonetikë historike të mirëfilltë, pavarësisht se ai rreket të shestojë një vizion të përgjithshëm për zhvillimin e sislemit fonetik të shqipes, si edhe për vendin që zë kjo gjuhë ne qerthullin e gjuhës indoevropiane. Vepra e Sh. Demirajt vinte, pra, në kohë për të përmbushur një golle që duhej sheshuar.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Luka, D. (2023). Shaban Demiraj, “Fonologjia historike e gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1996. Phoenix, 2(5-6), 99–106. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1135

Numri

Seksioni

Artikuj