Madhështore

Autorët

  • Prof. Sami Repishti

Abstrakti

Madhështore! Kjo është fjala që dëgjova më së shumti në mesin e pjesëmarrësve në meshen solemne në përkujtim të Nënës Terezë, të dielen më 2 nëntor në Katedralen Saint Patrickut në New York. Madhështore ishte përgatitja, madhështore ishte pjesëmarrja, madhështore ishte ceremonia! Fëmijët dhe prindërit e tyre të veshur me rroba shumëngjyrëshe të kombëtares shqiptare, duke përfshirë dhe xhubleten ilire 3000 vjeçare, shkëlqenin në mesin e kësaj katedraleje të ndërtuar me gurë të bardhë. Ata shquheshin si buqeta lulesh për dekorim. Ata jepnin gjaUëri atmosferës solemne në katedralen relativisht të qetë. Në pllaka dygjuhëshe, fotografitë e Nënë Terezës dhe flamuj të vegjël shqiptarë, kolona shumëngjyrëshe në sallën e madhe me ballë lart dhe krenari. Ky ka qenë momenti që më solli lotët në sy. "Jeton Shqipëria"-thashë me vete, "Jeton Nëna Shqipëri, edhe këtu në metropolin botëror"! Lavdi Zotit, ajo jeton. Bashkësia Katolike shqiptaro-amerikane është një dëshmi e gjallë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Repishti, S. (2023). Madhështore. Phoenix, 2(5-6), 107–110. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1136

Numri

Seksioni

Artikuj