Në prak të mijëvjeçarit të tretë

Autorët

  • Willy Kamsi

Abstrakti

Koha që po jetojmë nuk përfaqëson vetëm fundin e nji shekulli, ose, po deshëm, fundin e dy mijëvjeçarëve, por, e kryesisht, fillimin
e nji mijëvjeçari të ri në të cilin njerzit shpresojnë të gjejnë nji diçka që në mendjet e tyne asht endë i papërcaktuem, por sigurisht
i mirë. Në të shohim perspektivën e nji ndryshimi në vetë formimin e njeriut, formim i cili kërkohet të jetë mbrenda mësimeve
të krishtena, ashtu sikurse vetë këto kanë përfaqësue themelin e kulturës europiane ndër dymijë vjetët e formimit të kësaj kulture.
Asht e kjartë se këto ndryshime nuk mund të realizohen pa pasë parasysh e pa mbërrijtë te pohimi i atij që na quejmë dinjitet
i njeriut. "Dinjiteti i qenies njerzore asht nji vlerë transhendentale, gjithmonë i njohun si i tillë prej të gjithë atyne që ia kanë vu barrë
vedit të kërkojnë sinqerisht të vertetën". Kjo e vertetë nuk mund të kapet, nuk mund të arrihet vetëm me dëshfr, por kryesisht me
përtërimjen e njeriut si qenie e cila përfaqëson krijesën ma të përkryeme të Perendisë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Kamsi, W. (2023). Në prak të mijëvjeçarit të tretë. Phoenix, 3(2), 130–137. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1148

Numri

Seksioni

Editorial