Pedagogu Luigj Gurakuqi dhe abetaret e tij

Autorët

  • Dr. Njazi Kazazi

Abstrakti

Në historinë e Shqipërisë Luigj Gurakuqi ka hyrë si një figurë shumëplanëshe: si politikan dhe diplomat; gjuhëtar, poet, prozator,
estet, kritik letrar dhe përkthyes; pedagog e tekstolog; ministër arsimi në Qeverinë e parë Shqiptare, drejtor i Normales së
Elbasanit. Në fushën e arsimit shqiptar ai ka meritën se përcaktoi qartë konceptin mbi shkollën kombëtare shqiptare, përmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndërtimit të saj. "Çështja e arsimit, theksonte Gurakuqi, ka randësi kryesore në rilindjen e kombit shqiptar, pse vetëm me një mësim të shëndoshë e me një arsim të vërtetë mund të ngjallet e mund të mkambet kombi ynë e mund të fitojë të drejtën me hymun në rradhën e popujve të qytetëruar'. Në këtë fushë ai sintetizoi dhe përgjithësoi mendimin pedagogjik, arsimor e shkencor të Rilindjes Kombëtare, detyrat që shtroheshin për ta futur arsimin shqiptar në rrugën e përparimit, duke u mbështetur në traditat më të mira pedagogjike- arsimore evropiane. Nuk është e rastit që Gurakuqi t'i kushtonte vemendje e punë kaq të madhe hartimit dhe botimit të teksteve shkollore në përgjithësi dhe abetareve, në veçanti.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Kazazi, N. (2023). Pedagogu Luigj Gurakuqi dhe abetaret e tij. Phoenix, 3(2), 162–166. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1151

Numri

Seksioni

In memoriam