Kënga qytetare Shkodrane

Autorët

  • Tonin Zadeja

Abstrakti

Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm. E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore. Ashtu si filigramat, meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtri, janë lëmuar në rrjedhen e kohërave nga populli dhe, një pjesë e tyre, janë pastruar dhe pasuruar me elementë gjithnjë e më autoktone. Në këngën qytetare shkodrane bëjnë pjesë këngët e ceremonialit të dasmës dhe ahengu qytetar. Përveç këtyre, kemi edhe këngë të tjera si këngët mitunore ("Nina-nana"), këngët e fëmijëve ("Mirë dita per kollana"), etj. Më të lashtat janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara. Ato përbëjnë një nga dukuritë më të bukura folklorike muzikore jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por edhe të të gjithë trashëgimisë shpirtërore dhe artistike të popullit tonë. Muzika e tyre shumë e brishtë, elegante dhe delikate është ruajtur mjaft mirë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-05

Si të citoni

Zadeja, T. (2023). Kënga qytetare Shkodrane. Phoenix, 3(2), 203–213. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1157

Numri

Seksioni

Artikuj