Vlerat e mëdha kulturore dhe gjuhësore të popullit të shprehuna ndër normat kanunore

Autorët

  • Fran Luli

Abstrakti

Urtësinë, squetësinë dhe dijen e vet në përgjithësi, populli ynë e ka shprehë në forma e mënyra të ndryshme në çdo fushë të jetës dhe të veprimtarisë së gjallë dhe të larmishme, pasqyrue këto me një gjuhë e ligjeratë të zhdërvjelltë. Në këtë mënyrë, mendimi dhe forma e shprehjes së tij, kurdoherë kanë shkue paralel dhe në unitet të pashkëputun. Në këtë shkrim, prej "Kanunit të Skanderbegut" të emzot Frano Illisë na përzgjodhme vetëm disa njisi gjuhësore, kryesisht sintagma (grupe e togje fjalësh) të cilat paraqesin interesë të veçantë, nga kuptimi dhe forma e tyne. Bile, edhe këtu, u kufizueme vetëm në sferën e kishës, familjes, martesës, fejesës, Nnderës, beve e betimeve, shoqënue edhe me disa shprehje frazeologjike, sepse autori i këtij shkrimi ka pregatitë një monografi të veçantë, titullue "Fjalorët e Kanunit të Skanderbegut", me disa nëndamje: leksik, sintagma, frazeologji, fjalë të urta e proverba, norma e sentenca, përshëndetje, urime e ngushëllime (që pret të botohet).

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-06

Si të citoni

Luli, F. (2023). Vlerat e mëdha kulturore dhe gjuhësore të popullit të shprehuna ndër normat kanunore. Phoenix, 3(3-4), 293–304. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1177

Numri

Seksioni

Artikuj