Veprimi letrar i Kolë Gurakuqit

Autorët

  • Tefë Topalli

Abstrakti

Në dy dekadat e para të këtij shekulli qyteti i Shkodrës, megjithëse dalë prej aq e aq luftërash e rrethimesh, njohu një zhvillimi të dukshëm në lëmë të artit e kulturës: me disa shtypshkronja, fletore periodike, bandën muzikore, teatrin; me shoqëritë kulturore aktive dhe Komisinë Letrare, të cilat krijuan klimën letrare që nxori penat e fuqishme të Fishtës, Harapit, Nikajt, Zadejën etj. Ky i fundit, me autorin e madh të "Lahutës" mbanin një teatër në gjininë e melodramës. Të kësaj periudhe janë krijimet dramatike të Kolë Gurakuqit. Me sa njohim, ai la në dorëshkrim tragjedinë "Vjollca", dramën idilike "Erminia e vorfën", idilin për skenë "Shqypnija" dhe komedinë në dy akte "Nastradini". Mund të thuhet përgjithësisht se autori njeh ligjet skenike dhe arrin t'i ndërtojë subjektet mbi një intrigë që përfton ankthin dramatik, dialog të shkathët e monologje psikologjike aq karakterizuese të personazheve. Na pëlqen të paraqesim së pari veprën jo shumë voluminoze, por mjaft të spikatur për kohën kur u shkrua, idilin atdhetar "Shqypnija", që duket se u shkrua fill pas Luftës së Parë Botërore, duke gjykuar nga një monolog "Ah, luftë gjaksore! Ti
fike të tanë boten! ... bane fli e rrash me tokë sa e sa qytete! "Vepra është idil i shqiptarizmës me shqiptarët, paraqitur me
pamjen veguese të Shqipërisë mbretëreshë "me petka t’arta, me nji kunorë në krye e me nji rryp të zi në krah". Mbi të njëjtin lajtmotiv, por me tjetër thurje artistike, idili "Shqypnija", shkruar me siguri 4 - 5 vjet më vonë, i ngjet veprës lirike më të madhe, apolegjete të "psihes shqyptare", poemit melodramatik "Jerina ose mbretnesha e luleve" të Gjergj Fishtës, si reagim pas librit denigrues ndaj kombit tonë "Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha" të ishkryeministrit serb Vladanj Gjorgjeviç.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-06

Si të citoni

Topalli, T. (2023). Veprimi letrar i Kolë Gurakuqit. Phoenix, 3(3-4), 305–308. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1178

Numri

Seksioni

Artikuj