Tregime për tym - libëri ri i shkrimtarit Alfred Çapaliku
Abstrakti
Ju ka ndodhur të rrini për disa orë në një bashkëbisedim të këndshëm me dikë, duke harruar për një çast se koha kalon; jeni
ndarë atypari i kënaqur, me një ndjesi lehtësimi e një shpresë të vagullt mirësie; ashtu si pakuptuar, me vete keni thënë se diçka
e tilla ia vlen të përsëritet herë pas here; keni shkuar në kafene, në vendin e bisedave, e keni takuar plot miq të thekur për llafe,
por gjërat e kërkuara enkas rrallë dalin ashtu siç i dëshirojmë; keni vazhduar rrugë paksa i zhgënjyer, me mendimin se sot,
çuditërisht, janë bërë të rrallë njerëzit të cilëve u ka hije biseda: a keni dyshuar sadopak te vetja juaj, te aftësia juaj për ta dëgjuar
tjetrin e për ta bërë të hijshme bisedën thjesht nëpërmes respektit e kënaqësisë së dëgjimit?