E sotshmja dhe e nesërmjanë fjalën e Gjon Palit II
Abstrakti
Fjalimi i mbajtun prej Atit të Shëjtë, Gjon Pali II, para Parlamentit polak, në seancë të përbashkët, Sejm e Senat, nuk ishte i drejtuem vetëm Polonisë, por Europës e botës në tanësi. Ishte nji mësim që vinte në pah rivendosjen e dinjitetit të njeriut, mbas vershimit
shkatrrues të komunizmit totalitar e antikombtar. Ky fjalim na jep rasën që të rikujtojmë e të përshkojmë udhën tonë në këta dhetë vjetët e fundit, të cilat, tue pasë nji Fillesë disi demokratike, që nuk mund të ishte demokratike në pënnasai e veta normale, sepse nuk bazohej në koncepte të mirëfillta e në nji kuptim të drejtë të demokracisë, për arsye të vetë formimit të shtrembnuem të
këtij koncepti në opinionin e njerëzve të nënshtruem nji ideologjie rravguese, megjithate përfaqësoi kapërcimin nga nji entitet mbytës në nji gjendje tej mase lirie. Ky teprim lirie, mjerisht, shkallë-shkallë, pruni në nji kthim te metoda që i kishim mendue të përendueme e që sollën në krye po ata individë që kishin qenë ma parë, e, po përjashtox e disa shfaqje tipike ekstremiste të sistemit tashma të përenduem, të cilat nuk i pranon e nuk i duron Bashkësia demokratike ndërkombtare, nuk po i lanë gja mangut rivendosjes së atij regjimi.