Shqipëria- modeli i tranziciojnit të dështuar?

Autorët

  • Dr. Tonin Gjuraj

Abstrakti

Çështja më e debatueshme në politikën shqiptare gjatë nëntë viteve e të fundit ka të bëjë me faktin, perse tranzicioni nga sundimi totalitar drejt demokracisë ka provuar shumë më tepër vështirësi në Shqipëri se sa në vendet e tjera ish komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore. Një përgjigje e zakonshme që ndeshet në shumë analiza dhe në organet e medias, i drejtohet së kaluarës jodemokratike ose antidemokratike të shoqërisë shqiptare, përkatësisht rolil të një forme specifike të komunizmit në Shqipëri dhe pasojave të tij, mbizotërimit për një kohë të gjatë të enverizmit, si mendim politik zyrtar pas Luftës së Dyte Botërore (Feraj 1998), si dhe mungesës së traditës demokratike dhe shoqërisë civile në këtë vend. Duke marrë në konsideratë këto aspekte të kulturës politike është thelbësore gjithashtu të nënvizojmë edhe sjelljen politike dhe strategjinë e elitës politike shqiptarc në tranzicion e,
ne këtë kontekst, modelin që ka të bëjë me format e ndërveprimi ndëmijet politikës dhe disa aspekleve kulturorc. Duhet të shënohet se një model i tillë nuk është zhvilluar cnde nga teoritë ekzistucse të tranzicionit demokratik. Brenda këtij modeli, Shqiperia përbën ndoshta një rast të veçantë, i cili paraqet vëshlirësi për t‘u shpjeguar në mënyrë lë përshtatshme nga trajtimet dhe analizat aktuale. Pikerisht, ky nderveprim do të përbëjë edhe objektin e analizës sonë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Gjuraj, T. (2023). Shqipëria- modeli i tranziciojnit të dështuar?. Phoenix, 3(5-6), 345–350. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1197

Numri

Seksioni

Artikuj