Përshendetje me rastin e përurimit të Kishës Katolike Shqiptare në Harstdale të New York-ut
Abstrakti
Vëllazën e motra shqiptare të besimit katolik!
Urimet e mia ma të përzemërta me rastin e kremtimit të konsakrimit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës,, këtu në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Suksesi i juej në një ndërmarrje kaq të madhe e kaq fisnike, mbush me gëzim zemrën e çdo shqiptari, kudo që ai ose ajo banon, dhe të çdo njeriu me vullnet të mirë. Sakrifica e juej për këtë sukses shpërblehet sot plotësisht. Në këtë ditë të shënueme, kujtoj me nderim dhe dhembje të gjithë klerikët shqiptarë katolikë që njoha gjatë viteve të vështira të burgjeve dhe kampeve të terrorit komunist. Atje ku janë sot, përkrah Zotit të rnadh që shërbyen me bindje dhe krenari deri në vdekje, ato gëzohen sot për këtë fitore të bashkësisë katolike shqiptaro - amerikane.