Mbi t’ashtuquejtunën “gjuhë të njësuar”

Autorët

  • Prof. Arshi Pipa

Abstrakti

Gramatika shqipe (Albanian Grammar. Harrassovitz, VViesbaden, 1984) e Martin Camajt ka meritën unike me qënë e vetmja gramatikë e shqipes e shkrueme në bazë të traditës tanësore të gjuhës letrare shqipe. Zakonisht gramatikat shqipe janë hartue në njënin ose tjetrin dialekt të shqipes, gegënisht ose toskënisht. Dhe ka pasë raste kur auktori asht orvatë me krahazue d" dialektet
(Gjergj Pekmezi, 1908; Ilia Dilo Sheperi, 1927; Fehime Pipa, 1968). Por vetëm Camaj ja ka dalë me synkronizue në nji gramatikë krahazuese tri gjuhët letrare në të cilat shqipja asht shkrue me sliekuj; gegënishte, toskënishte. dhe arbërishte, nji punë madhore që nderon auktorin e saj. Veç tri shqipeve letrare të sipërpërmenduna, sot asht në përdorim nji variantë e katërt, “gjuha letrare e njësuar”, që asht shqipja zyrtare e përdorun si në Shqipni, ashtu në Kosovë. Cili asht qëndrimi i Camajt ndaj kësaj shqipeje? Në parathanien e vet, auktori nuk len dyshim se ai nuk e miraton variantën zyrtare. Camaj përmendë se korifejt e gjuhësisë bashkëkohore shqipe, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej dhe Maximilian Lambertz-i, janë shprehë kundër vendimit të Lidhjes së Shkrimtarëvet Shqiptarë në vjetin 1952, mbas të cilit toskënishtja u shpall gjuhë letrare - si ujuhë zyrtare toskënishtja u imponue fill me ardhjen në fuqi të grupit stalinist - titist shqiptar (1944). Vendimi i Kongresit të Drejtshkrimit për sanksionimin e gjuhës letrare “të njësuar” (1972) asht pasojë logjike e këtyne masave politike. Camaj citon Xhuvanin, simbas të cilit gjuha shqipe e përbashkët duhej të dilte prej afrimit të d" dialekteve në mënyrë evolucionare me kalimin e disa breznive, mbasi “Marksismi nuk pranon shpërthime të hovëshme në zhvillimin e gjuhës” (Stalin). Rrjedhimisht, Camaj i njeh “gjuhës së njësuar” nji vlerë konvencionale,
atë të nji variante, dhe e trajton si të tillë, tue i ba vend vetëm ndër ushtrimet gramatikore, krahas me tekste gegënishte.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Pipa, A. (2023). Mbi t’ashtuquejtunën “gjuhë të njësuar”. Phoenix, 3(5-6), 354–372. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1199

Numri

Seksioni

Artikuj