11 letra të Dom Nikollë Gazullit për Norbert Joklin
Abstrakti
Në mars lë vitit 1994, me rastin e qëndrimit tim studimor në Austri, munda të hulumtoj trashëgiminë gjuhësore të Norbert Joklit në
repartin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Vjenës. Midis të tjerash, u njoha edhe me letërkëmbimin e albanologut të shqiptar me indoeuropianistë, ballkanologë, albanoJogë dhe studiues shqiptarë. Nga letërkëmbimi i Joklit me Gazullin arrita të njihem me 12 letra të cilat i fotokopjova. 11 letra janë të shkruara nga Gazulli (njëra prej të cilave gjermanisht) dhe 1 letër nga Jokli për Gazullin (me shkrim dore). Në të vërtetë, dihet se letërkëmbimi i tyre arrin në 30 letra dërguar njëri-tjetrit.
Letërkëmbimi i Joklit me Gazullin ka qenë mjaft i pasur dhe paraqet rëndësi të veçantë për albanologjinë. Për këtë letërkëmbim,
kam kumtuar në qershor të vitit 1995, në Seminarin e Dytë Ndërkombëtar “Shkodra nëShekuj". kumtesë e cila u botua para pak
kohësh në vëllimin 11 të përmbledhjes së seminarit të lar tpërmendur, si botim i Muzeuf Historik të Shkodrës. Po ashtu, letërkëmbimin e Joklit me Gazullin e kam tratfuar edhe në kapitullin V të disertacionit tim, me titull “Norbert Jokl und seine Studien zur (ilbunischen Sprac/ie " (hmsbruck, 1995), në faqet 123-125. Në fund të punimit ë disertacionit kam bashkangjitur edhe letrat e lartperinendura, krahas te tjerave dhe disa dokumente nga postulati i Joklit.