Konsiderata dhe vlerësime të Eqrem Çabejt për At Gjergj Fishtën

Autorët

  • Dr. Engjell Sedaj

Abstrakti

Prej vitit 1929, kur kishte botuar punimin e parë, me titull “Mbi poezinë e Lasgush Poradecit”, e deri te përfundimi i Luftës Dytë
Botërore, Eqrem Çabej (1908-1980) ka shfaqur konsiderata dhe vlerësime mbi personalitetin dhe poezinë e Gjergj Fishtës (1871-1940), sikur në dy punimet e veçanta: Poeti shqiptar Gjergj Fishta dhe Epika e Gjergj Fishtës, ashtu edhe në punimet historiko - letraro dhe kritiko - letrare të tij: Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe dhe Romantizimi në Europën lindore e juglindore dhe në literaturën shqiptare, kurse në disa punime të tjera vetëm në mënyrë të tërthortë. Në fakt, edhe në manualin shkollor Elememte të gjuhësisë e të literaturës shqipe ai shkruan në një kapitull të veçantë (pp. 50-52) për Gj. Fishtën, duke dhënë “pjesë të zgjedhura” të teksteve të tij letrare më tepër (pp. 132-141) së të Naimit, Mjedës dhe Çajupit së bashku (pp. 125-131). Këto pjesë të zgjedhura janë dhënë me shije të letrarit për të ilustruar vlerat më të larta dhe më tipike të poezisë shqipe. Interesimi për personalitetin e Fishtës dhe sidomos për poezinë e tij është gjithsesi i madh dhe mjaft obligativ te ky filolog shqiptar edhe tek fakti se ai kishte marrë përsipër paraqitjen e tij edhe jashtë vendit, në Gjermani dhe Kroaci (Jugosllavi). Prandaj edhe mund të thuhet se punimi i tij me titull “Der albanischer Dichter Gjergj Fishta” (Poeti shqiptar Gjergj Fishta) ëshlë më i plotë, me të dhëna bibliografike të mjafta dhe me vlerësime teoriko - letrare dhe kritike të pranueshme, kurse krahasuar edhe me punimet e tjera të tij për Fishtën, mund të thuhet se
tigura e këtij poeti dhe personaliteti të shquar shqiptar është dhënë edhe me mendime të sintetizuara në çdo pikpamje, madje edhe nga aspekti i pamjes iizike, duke thënë se “ky burrë me pamje madhëshlore, që ne të folur i dashur dhe i kthjellët, mik i kallzimeve të këndshme aq tërheqëse si njeri. sa ka qene origjinal edhe si shkrimtar' . Qe ne fillim duhel thëne gjithashtu se E. Çabej. në kohën kur i ka shkruar këto punime, ishte i afirmuar dhe i pranuar mirë nga të gjithë
albanologët e vendit dhe të huajt dhe dallohej për aflësinë e tij të sintetizimit të rezultateve të arritura të lëndës së shtruar, kurse ex offtsso qysh kur u kthye nga studimel ai “vazhdoi lëndën e letërsisë shqipe pranë Gjimnazit të Shkodrës”, madje edhe më vonë, kur nga Ministria e Arsimit u transferua në këtë ministri, ai kërkoi që lë riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kjo dëshirë nuk do t ’i plotësohej, por, megjithatë, ai do lë japë përsëri letërsi shqipe në Gjirokastër në vitin shk. 1938/39, që do të thotë se fillimisht pikërisht letërsinë shqipe e kishte lëndë të veten. Edhe pse nga ngjarjet e mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore, e sidomos nga ndryshimet e mëdha shoqërore, ai do të pësojë shumë si intelektual dhe si njëri bashkë me intelektualët e tjerë të kohës së regjimit komunist, konsideratat dhe vlerësimet e E. Çabej për Fishtën do të kenë peshën e tyre dhe do të zgjojnë interes të shtuar dhe tani në kohën kur mendimi shkencor i këtij dijetari shqiptar është bërë temë e veçantë dhe e mirëpritur në këtë tubim shkencor, që po mbahet me rastin e 90- vjetorit të lindjes së tij. Ky njeri i shekullit tonë ishte hallkë e studimeve shqiptare nga
kolia e paralufiës me periudhën e pasluftës, sikur që në një mënyrë tjetër ishte hallkë ndërlidhëse dhe mjaft sintetizuese e zhvillimit të mendimit letrar krijues edhe Gjergj Fishta nga koha e Rilindjes Kombëtare me periudhën e realizimit dhe të pavarësisë, me gjithë historinë e popullit shqiptar dhe me kulturën e tij. Në këtë mënyrë, Gj. Fishta dhe E. Çabej, në mënyrat e tjera të krijimtarisë i plotësonin ato kritere të nevojshme që i kishte preferuar edhe Horaci, duke thënë: “Scribendi recte sapere est et principium et fons”

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Sedaj, E. (2023). Konsiderata dhe vlerësime të Eqrem Çabejt për At Gjergj Fishtën. Phoenix, 3(5-6), 384–394. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1202

Numri

Seksioni

Artikuj

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor