Kulturë dhe filozofi që flet me gjuhën e bashkëkohësisë.

Autorët

  • Dr. Tomorr Plangarica

Abstrakti

Ndër paramctrat matës të zhvillimit të një kombi apo hapësirave të veçanta të tij, që për arsye të ndryshme kanë epoka të caktuara zhvillimore. disi të veçanta, janë edhe treguesit apo parametrat kulturorë, shkencorë. artistikë. Si rrjedhojë e kushtëzimeve historike, të cilat më së shumti kanë vepruar egërsisht ndaj kombit shqiptar, ai ka përjetuar lindje e rilindje. Lindje e rilindje në tërësinë e tij, por jo rrallëherë edhe në hapësirat e veçanta të diferencuara apo të veçuara dhunshëm nga tërësia e tij. Sidoqoflë, brenda zigzakeve të historisë, shqiptari ka ditur të ruajë tharmin e zhvillimit të mendimit të lirë, të kuJturës, artit dhe shkencës. Tregues i shkëlqyer i kësaj aftësie është jo vetëm zëri i humanistëve shqiptarë Leonik Tomeu, Marin Barleti, Gjon Gazulli etj., apo rilindësve e iluministëve të tillë, si: vëllezërit Frashëri, Kristoforidhi, Hoxha Tasini e më tej Fishta, Konica apo Noli, por ky tipar po shfaqet, megjithë vështirësitë, terrorin e dhunën, në zhvillimet e kohës moderne edhe në hapësirat shqiptare të Kosovës, që për dhjetë vjet u mbuluan dhe u përfshinë nga reja e zezë e racizmit sllav. Këto hapësira, duke ruajtur dhe kultivuar këtë tharm, synuan dhe po synojnë rilindjen për të ardhmen.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Plangarica , T. (2023). Kulturë dhe filozofi që flet me gjuhën e bashkëkohësisë. Phoenix, 3(5-6), 395–398. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1204

Numri

Seksioni

Artikuj