Në prag të mijëvjeçarit të ri

Portrete rrugicash dhe njerëzish të qytetit tëm

Autorët

  • Gjergj Kola

Abstrakti

Ka shumë qytete-metropole të botës, të cilët sado të ndryshëm që të jenë, kjoftë prej arkitekturës, madhësisë, nejyrës apo kohës, ngjajnë me njenitjetrin si ylbere të njipasnjishme që dalin kushedi se nga ç’gërmadha shtëmgatash. Këto qytete janë ma të vjetër se njerëzit-se banorët e tyne pra-dhe këtë s’mundet me e kundërshtue asnji arkeoiog serioz. Pamja që kanë këto qytete sot ka ekzistue si shëmbëlltyrë qëkur shpirtrat e krijuesve të tyne, silleshin në Tuhuvabohun e errët e të shkretë. E le të ishte aty poshtë ku ata ndaleshin në ujë. akull vullkan apo shkretëtirë, krijuesit hidhnin aty projektin e andrrës së tyne e qytetet rriteshin e hidhnin shtat.
Qyteti asht e vetmja krijesë gjeniale e shpirtit njerëzor, e cila rritet bashkë me njeriun që nga koha kur ai vendosi përfundimisht; diku para 70 mijë vjetësh, të largohej nga pylli, të krijonte distancë nga pemët strehë e të ndahej përfundimisht prej shtazës më të cilën bashkëjetonte. E pikërisht këtu fillon ndryshimi i madh në mes të njeriut dhe qënieve të tjera biologjike, pra, në atë që njeriu pati aftësinë me e mbjellë andrren e vet e me marrë prej saj qytete të tana. Ky ishte kushti i parë i madh që iu vendos njeriut për mbijetesen e tij dhe ai e plotësoi atë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Kola, G. (2023). Në prag të mijëvjeçarit të ri: Portrete rrugicash dhe njerëzish të qytetit tëm. Phoenix, 3(5-6), 399–405. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1205

Numri

Seksioni

Artikuj