Aspekte të qëndrimit të Klerit Katolik Shqiptar në agimin e Pavarësisë Shqiptare: (mars 1911-maj 1914)

Kumtese e mbajtur ne Simpoziumin “Krishterimi nder shqiptarë"

Autorët

  • Dr. Romeo Gurakuqi

Abstrakti

Fillimi i dekadet së dyte te shekullil të 20-te perkon ne Shqiperi me një moment vendimtar fillestar ne proccsin e ringritjes se pozicionit nacional, politik dhe kulturor te popullit shqiptar pas 500 vitesh roberie të imponuar barbarisht, në të cilen do të thyhet përfundimisht ndërvarësia e politike me shtetin pushtues. Shqipëria do të rizbulohel gradualisht në skenën europiane si
një ndër problemet më të ndërlikuara të juglindjes së kontinentit të vjetër që do të shqetësojë tashmë thuajse përherë diplomacinë perëndimore. Nga pikëpamja kulturore, duke nistir nga kjo periudhe do të fillojë konsolidimi i asaj linje rilindase shqiptare që synonte rikthimin natyral të vetëdijes së tronditur kombëtare në shtratin e origjinës së vet europiane, të mishëruar në rrënjet e
kulturës mijëravjeçare iliro - arbërore. Duhet të pranojmë se kjo dëshirë e udhëheqësisë më lë përparuar shqiptare për ripërvijimin e pozicionit kombëtar në binarin e vet natyror të origjinës, do të pengohet nga shansi historik, domethënë nga faktorë të brëndshëm të lidhur me bagazhin konservator e anakronist të trashëguar, sidomos nga dy shekujt më të fundit të sundimit otoman, dhe nga faktorë të jashtëm, ku këtu do na duhet të rreshtojmë vërsuljen e shfrenuar të shteteve ballkanike dhe pamundësinë e fuqive europiane për të kapërcyer kontradiktat e thella mes vehtes.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Gurakuqi, R. (2023). Aspekte të qëndrimit të Klerit Katolik Shqiptar në agimin e Pavarësisë Shqiptare: (mars 1911-maj 1914): Kumtese e mbajtur ne Simpoziumin “Krishterimi nder shqiptarë". Phoenix, 3(5-6), 406–424. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1206

Numri

Seksioni

Artikuj