Arqipeshkvi Pal Engjëlli (1417 - 1470) humanist i shquar Shqiptar dhe bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut

Autorët

  • Dr. Mikel Prennushi

Abstrakti

Në plejadën e humanistëve të shquar shqiptarë të shekujve XV, XVI, një vend të merituar ka Imzot PAL ANDREA ENGJËLLI nga familja e njohur e Engjëllorëve, dukë të Drishtit, familje e njohur patriote që luajti një rol me rëndësi në mesjetën shqiptare e sidomos në periudhën e Skënderbeut. Kjo familje me titull fisnikërie kishte Iidhje të ngushta me familjet kryesore princërore shqiptare të kohës.
Pal Engjëlli jetoi e veproi në epokën e Skënderbeu si prelat fetar e si humanist i përmendur dhe diplomat i shtetit të përqëndruar arbëresh të kësaj kohe. Pothuajse bashkëmoshatar me Heroin Kombëtar, ai qe njëheri edhe mik i tij, siç pohon disa herë Marin Barleti në veprën e njohur “De vita et Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis” Roma 1508 - 1510, qe këshilltar dhe diplomat i tij. Pal Engjëlli lindi në 1417 dhe vdiq rreth viteve 1469 - 1470. Ai qe arqipeshkëv i Durrësit.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Prennushi, M. (2023). Arqipeshkvi Pal Engjëlli (1417 - 1470) humanist i shquar Shqiptar dhe bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut. Phoenix, 3(5-6), 425–430. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1208

Numri

Seksioni

Artikuj