Krishterimi dhe mjedisi gjeografik
Kumtesë e mbajtur ne Simpoziumin “Krishterimi ndër shqiptarë”
Abstrakti
Çështja që po paraqesim eshtë objekt studimi sa i Geografisë së Besimit e cila përfshihet në rrjetin e shkencave gjcografike, aq edhe objekt i shkencave te mirëfillta të religjionit. Ne kuader të këtij problemi, Gjeografia e Besimit ëslitë e interesuar për ndikimin e feve dhe të komuniteteve fetare mbi mjedisin gjeografik, ndërsa shkenca e besimit është e interesuar për ndikimin e faktorëve gjeografikë mbi shpërndarjen dhe konfigurimin e besimeve dhe të grupeve fetare në hapësirën gjeografike. Gjeografet dhe teologët shqiptarë nuk e kanë bërë asnjëherë objekt të punës së tyre studimore këtë çështje, as edhe Gjeografinë e Besimit në përgjithësi, sidomos gjatë 50 viteve të fiindit. Prandaj deri tani mungojnë edhe artikujt shkencorë, ndërkohë që s'mund të bëhet fjalë për ndonjë studim monografik lë karakterit gjeografik. Mungojnë gjithashtu në bibliotekat tona edhe studimet e autorëve të huaj mbi këtë fushë. Në disa artikuj të botuar në revistën “Phoenix”, ku trajtohen çështje të Gjeografisë së Besimit, kam hedhur disa ide për të kuptuar se ç ’mund të përmbajë kjo shkencë, por ato janë vetëm dromca në krahasim me bukën që duhet gatuar.