Baza argumentuese e polemikave aktuale për gjuhën e njësuar

Autorët

  • Prof. Dr. Engjëll Sedaj

Abstrakti

Polemikat aktuale për gjuhën e njësuar në mes të pjesëmarrësve të Kongresit të Drejtshkrimit (1972) dhe ithtarëve të tyre. në njërën anë, dhe të kundërshtarëve të qëndrimeve të këtij Kongresi, në anën tjetër, bazohen në verifikimin e rezultateve përmbajtësore dhe formale të këtyre qëndrimeve. Polemika mjaft frytdhënëse janë zhvilluar kryesisht në mes të individëve,
siç ishin disa shkrime të Xhevat Lloshit dhe të të tjerëve përkitazi me qëndrimet e Arshi Pipës për gjuhën e “njësuar’, por polemika ka pasur edhe në tubime shkencore dhe në forma të tjera të jetës kulturore, siç ishte konferenca shkencore me temën Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot (Tiranë, më 1992), konferenca shkencore me temën Letërsia shqipe dhe gjuha letrare (Prishtinë, më 1996), tryeza shkencore me temën Vepra e
Sami Frashërit (Prishtinë, më 1994), Seminari XVII për Gjuhën,
Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Tiranë, më 1995), Konferenca për 25- vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit (Tiranë, 1997)4) etj.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Sedaj, E. (2023). Baza argumentuese e polemikave aktuale për gjuhën e njësuar. Phoenix, 4(3-6), 132–159. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1220

Numri

Seksioni

Artikuj