“Studime Gjuhësore V" e Prof. Dr. David Lukës vepër me vlerë për fonetiken historike të Shqipes.

Autorët

  • Prof. As. Dr. Petrit Kotrri

Abstrakti

Vepra "Studime gjuhësore V”e Prof. dr. David Lukës ndahet në dy pjesë:
1. Kontribut për fonetikën historike të shqipës; 2. Të ndryshme.
Pjesa e parë përbën, sipas mendimit tim, një vepër me vlerë në
fushën e fonetikës historike të shqipes. Autori ka bërë objekt studimi disa nga problemet më të rëndësishme të kësaj fushe, si historinë e theksit në gjuhën shqipe, refleksionin e e-së së shkruar dhe të theksuar i.e. në-ja në gjuhën shqipe apo refleksionin e o-së i.e. në vo, -va, dukurinë e apofonisë dhe të metaforisë, problemet e kuantitetit të zanoreve në shqipe, guturalet, geminatën, shkaqet dhe kohën e përftimit dhe të
dallimit të rotacizmit në gjuhën shqipe etj. Ndërsa në pjesën e dytë, bën objekt probleme të tilla, si: koha e formimit të gjuhës shqipe lemtimet leksikore elementare në gjuhën shqipe, elementet e reja të leksikut në gjuhën shqipe, disa krahasime të prapashtesave të ilirishtes me ato të shqipes, foljet supletive në shipe etj. Vepra përmban në fund edhe treguesin e fjalëve, të ndara mjaft mirë sipas gjuhëve;.treguesin e autorëve dhe pasqyrën e Iëndës. Bibliografinë e plotë, së bashku me shkurtimet përkatëse, autori e ka pasqyruar në vëllimin e parë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Kotrri, P. (2023). “Studime Gjuhësore V" e Prof. Dr. David Lukës vepër me vlerë për fonetiken historike të Shqipes. Phoenix, 4(3-6), 217–221. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1225

Numri

Seksioni

Recension