Historia e abetareve Shqipe-histori e arsimit Shqiptar - "Abetaret Shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike” nga Shefik Osmani - Njazi Kazazi

Autorët

  • Dr. Tefë Topalli

Abstrakti

Këto ditë u botua një libër i ri, unikal deri më sot, në fushën e arsimit dhe traditës sonë, HISTORIA E ABETAREVE të gjuhës shqipe, që përfshin më shumë se një shekull, një rrugë e gjatë, mbushur me përpjekje e luftë të vazhdueshme të popullit tonë për të ruajtur gjuhën amtare, për ta përcjellë gjuhën e shkrimit nga një brez në tjetrin. Me një punë këmbëngulëse, autorët kanë sjellë para lexuesit të gjitha abetarel shqipe, që nga ajo e Veqilharxhit dhe deri në ditët tona. Studimi monografik-është parë e nevojshme - të nisë me rolin e abetares, si libër i parë për formimin e shprehive të lexim-shkrimit të gjuhës, me përshkrimin e rrugëve metodike për mësimin e lexim-shkrimit, të menduarit figurativ e zhvillimin mendor. Nëpërmjet emrave të shquar që nga Veqilharxhi, Boriçi. Gurarkuqi, Xhuvani.......deri tek autori veteran i abetareve shqipe, Kolë Xhumari, përshkruhet “karvani i më se 150 abetareve shqipe". të cilat janë të njëkohshme me abetaret e gjuhëve të tjera evropiane e ballkanike, duke i ndjekur alo në struktura e metoda të përparuara për kohën.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-07

Si të citoni

Topalli, T. (2023). Historia e abetareve Shqipe-histori e arsimit Shqiptar - "Abetaret Shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike” nga Shefik Osmani - Njazi Kazazi. Phoenix, 4(3-6), 229–230. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1227

Numri

Seksioni

Recension