Politike e kulture
Abstrakti
Viti 1990 na i hoqi brakeshat. Liria u paraqit para nesh si një shkretëtirë e pamatë nëpër të cilën qemë të detyruar të ecim, të rrimë në vend, të kthehemi në pikën e nisjes, derisa u nis të kuptohet se shkretëtira duhej të mbillej. Të mbillej për të na treguar pikat e horizontit: Lindje, Përëndim, Veri, Jug. Viti 1999 i hoqi brakeshat dhe Kosovës e ky vit që po kalojmë po ia heq edhe shqiptarëve të Maqedonisë. Nevoja për të veshë një kostum të ri e për të dalë në pjacë u bë e pamohueshme. Shqiptar në mileniumin e tretë të Erës së Re. Kah do vemi dhe si do vishemi - ky dualitet apo altemativë, mund të thirret me fjalë të tjera dhe: "politikë e kulturë"