Refleksione mbi renjen e diktatorit

Autorët

  • Sami Repishti

Abstrakti

Me 31 mars 2001, policia serbe arrestoi dhe burgosi ish-presidentin e Serbisë, diktatorin Slobodan Millosheviq, kasapin e Ballkanit, kriminelin shkaktar të katër luftrave të humbura për Serbinë, vrasësin e më shumë se gjysëm miljoni njerëzish të pafajshëm në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Herzegovinë, dhe Kosovë, pengesen kryesore per qetësimin e Europës Juglindore dhe hyrjen e saj në shoqërinë europiane. Ish-presidenti dhe diktatori më famëkeq i Serbisë, S. Mollosheviq akuzohet gjithashtu per hajdutëri, kontrabandë, tregëti drogash, dhe si një njeri i Çthurur nga pasioni tij për pasurim të paligjshëm për vete, për familjen e bashkëpunëtorët e tij jië krim dhe korrupsion të pafrenuar. Krimineli Millosheviq kërkohet edhe nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara per krime të luftës i akuzuar për gjenocid në Kosovë. Me arrestimin e diktatorit Millosheviq mbyllet një kapitull i
errët per Serbinë, dhe një faze kritike për jetën e të gjithë popujve ballkanikë. Tani, këta popuj mund të marrin frymë më lirisht. Rruga për demokratizimin e Serbisë mbetet e hapur, dhe mund të rrezikohet jo nga fqinjt e Serbisë, por nga këmbëngulja e meturinave toksike shoviniste ende të gjalla në jetën publike serbe, dhe të cilat nuk do të pushojnë përpjekjet e tyre për kthimin prapa të procesit historik që rifilloi me arrestimin dhe burgosjen e diktatorit.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-08

Si të citoni

Repishti, S. (2023). Refleksione mbi renjen e diktatorit. Phoenix, 5(1-3), 5–12. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1256

Numri

Seksioni

Aktualitet