Një histori e gjatë që fillon rreth gjysmës së shekullit XV
Abstrakti
Po qe se përjashtojmë emigrimet e shqiptarëve gjatë viteve të shkuara nëntëdhjetë, pasojë e krizës së gjatë politike-administrative
që solli përmbysja e shteti enverist, fuqizimin e bërthamës arbëreshe në Itali do ta vendosnim midis gjysmës së shekullit
XV dhe vitit 1774. Shqiptarët e parë, ushtarë, arritën në vendin tonë, nën urdhërat e Dhimitër Reres, i thirrur nga Alfonsi I, Zemërgjëri, mbret i Dy Sicilive (1442-1458; i V i Aragonës: 1416-1458), për të ndërhyrë në Kalabri kundër armiqve të monarkut iberik, i cili i dorëzoi Reres-it përgjegjësi politike në Kalabrinë e Poshtme: qenë n d ë rtu a r vendbanimet e Amato, Andali, Arietta,
Casalnuovo di Noja, Vena di maida e Zangarona. Të bijtë e Dhimitrit, Gjergji e Vasili, shkuan në Sicili duke u dhënë jetë
bashkësive shqiptare të vendosura në provincat e sotme të Agrigjendos, Katanias dhe Palermos. Me shpeshtimin e lidhjeve
midis Mbretërisë së Dy Sicilive dhe Shqipnisë së Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), ky i dha ndihmë Ferdinandit I, Bastardit (1458-
94) në luftërat kundër Anzhuinëve, duke përfituar prona të mëdha tokësore në Pulia (midis të cilave Monte Sant'Angelo, San Giovani Rotondo e Trani). Aty qendruan shumë ushtarë, të cilëve iu bashkuan të tjerë, kur pas vdekjes së Skenderbeut (1468) - që përshpejtoi ofensiven turke - parapëlqyen më shumë të krishterë të strehohen në Itali: u krijuan vendbanimet e Campomarino, Casalnuovo, Monterotaro, Casalvechio di Puglia, Chieuti, Faggiano, Martignano, Monteparano, Roccaforzata, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, San Paolo di Civitate, Santa Croce di Magliano, Sternatia, Ururi e Zollino. Gjergj Kastrioti (1405-1468) luftoi deri në fund të jetës për ta mbajtur të lirë tokën e vet, në një periudhë kur otomanët kërcënonin nën muret e Vjenës krejt Perëndimin. Në këtë qytet ruhen ende përkrenarja dhe shpata e tij. Kyy qe një njeri me dije e kulturë të madhe (njihte pesë gjuhë), ishte i besimit katolik dhe diplomat i aftë, "çpikës" i guerriljes; më 1461 ai u prit nga Papa Piu II (1458-1464), për të kërkuar ndihma në luftën e përbashkët kundër armiqve turq.