Gjendja ekonomiko-sociale e komunitetit Katolik të zonës së Shkodrës në shekullin XVII, sipas disa relacioneve të Ipeshkvinjve dhe Priftërinjve të kësaj zone.

Autorët

  • Dr. Paulina Hoxha

Abstrakti

Periudha kohore që merret në shqyrtim në këtë studim, shënon rreth 200 vjet pas pushtimit të Shqipërisë nga turqit. Gjatë kësaj periudhe kohore në trevat shqiptare kishin ndodhur një sërë ndryshimesh ekonomike, politike e sociale. Rënia nën sundimin e një fuqie të madhe feudo-ushtarake, siç dihet, pengoi zhvillimin normal të vendit tonë, i cili para pushtimit nuk kishte ndryshime thelbësore prej vendeve të tjera europiano-perëndimore. Popullsisë iu vunë taksa e detyrime ekonomike dhe shtëmgime fetare, të
cilat ishin mjaft të renda për t'u përballuar. Për t'iu shmangur robërisë, detyrimeve por edhe ballafaqimit, bashkëjetesës
e për më tepër pranimit të kulturës, mënyrës së jeteses dhe besimit fetar të pushtuesit të ardhur nga Lindja, një pjesë e popullsisë emigroi në Itali, një pjesë tjetër u largua nga zonat fushore dhe u fut thellë në zonat malore, ku ishte i vështirë depërtimi i turqëve, kurse një pjesë tjetër, duke mos gjetur rrugëdalje nga kjo gjendje, u detyrua të konvertohej në fenë islame. Jo se kjo gjë u sillte lirinë apo prosperitetin ekonomik, por të paktën i lehtësonte ata nga disa detyrime, të cilat zbatoheshin vetëm ndaj të krishterëve.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-08

Si të citoni

Hoxha , P. (2023). Gjendja ekonomiko-sociale e komunitetit Katolik të zonës së Shkodrës në shekullin XVII, sipas disa relacioneve të Ipeshkvinjve dhe Priftërinjve të kësaj zone. Phoenix, 5(1-3), 31–37. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1260

Numri

Seksioni

Histori