Mustafa Merlika Kruja figurë e ndritun e shkencës Shqiptare
Abstrakti
Nuk asht fort e lehtë, sot, kur në Shqiprn hapen vorre e groposen kujtime, me paraqitë nji figurë aq të «përfolun» si atë të Mustafa
Krujës. Ai ban pjesë në atë rradhë burrash, si Lef Nosi, Dom Lazër Shantoja, Kol Tromara, Mark Gjomarkaj për të cilët nuk flitet gati
aspak, edhe pse zanë nji vend nderit në altarin e kombit tonë. Sot në Shqiprn zotnon prirja me rehabilitue ata figura të cilat deri dje regjimi komunist i kishte dënue. Shumë e drejtë. Por ma të parët qi po na dalin atdhetarë e patriotë të përndjekun janë taman ata qi u ehminuen në luftën e mbrendshme midis rrymave komuniste në fuqf. E shkrivanat e sotshëm përpiqen me ngjallë keqardhje në publik tue tregue shortin e padrejtë qi i tokoi për hise Koçi Xoxeve e Mehmet Shehave, tue hesht qëllimshëm faktin se me mija e mija vorre njerzish të vlerët e të pafajshëm u mbollën në çdo kand të vendit shi prej dorës së tyne. Kur flitet për Mustafa Krujën nuk bahet fjalë me rehabilitue figurën e tij, pse ai nuk ka aspak nevojë për nji operacion të tillë të mundimshëm, flitet vetëm me ba të njohtun se kush ishte Mustafa e çka ka kenë jeta e tij. Tash qi prej ngjarjeve të turbullta të Luftës së dytë botnore, e cila për ne përfundoi mjerisht, ka kalue nji gjysë shekulli, mund t'i shohim ngjarjet e njerzit në nji dritë ma objektive, ashtu si u zhvilluen e si ishin me të vërtetë.