Atë Donat Kurti - dijetar i martirizuar
Në 18-vjetorin e vdekjes
Abstrakti
Rrallëherë në historinë e një kombi mund të gjejsh dijetarë të martirizuar sa tek kjo Shqipëria jonë e mjerë në vitet kobzeza të diktaturës, ku shqiptari mundoi shqiptarin, duke ia shpërblyer nderën me dhunë, djersën e dijen me masakrim. E në vargun e këtyre të munduarëve, një kryevend zë edhe dijetari nderuar Atë Donat Kurti. Lindi në Shkodër, më 3.IX. 1902, në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Një nga vëllezërit e tij, Gjoni, qe një nga themeluesit e Shoqërisë patriotike "Bogdani". Siç shënonte Donati në kujtimet e tij "Gjëja më e bukur që më ka mbetur në mendje nga koha e fëmijërisë, ishte festa e 28 Nëntorit, kur dera e shtëpisë atërore dhe të tjerat përreth zbukuroheshin me shërmashek e lule shëmshiri, ndërsa banorët e lagjes, duke mbajtur në ballë flamurin kombëtar, dilnin me kandila të ndezur e brohorisnin përfestën e Pavarësisë".