Jeta dhe vepra e Gasper Palit

1916-1942

Autorët

  • Prof. as. Dr. Alfred Çapaliku

Abstrakti

Jeta e Gaspër Palit nuk qe thjesht një ekzistencë, por në radhë të parë një esencë. U lind në Shkodër, në një shtëpi dy katesh të lagjes
Serreq, me 14 gusht 1916, kur në të gjitha pemët ndihej muzika e gjinkallave. Kur foshnja bënte rrugën e parë nga materniteti, nëpër
kalldrëme trokiste djegaguri... Nëna, Luçia - shtëpiake, ishte bijë e familjes Daberdaku. Babai Kola — çikrrimtar në rrënim e sipër, punonte në pazarin e Shkodrës. Bashkëshortët nxorrën në dritë plot 11 fëmijë, të fundmin Gasprin. Emri qe i përsëritur, mbasi vëllai i madh, që vdiq rreth të njëzetave quhej po ashtu. I lindur më tepër në një komunitet, se sa në një familje, Gaspri u rrit me ndjenjën e respektit ndaj të tjerëve dhe me atë të përkujdesjes së të tjerëve ndaj tij. Babai qytetar, ndonëse kishte për të ushqyer një ekip fëmijësh, u dha që të gjithëve arsim në vend e dy prej tyre (Zefit dhe Gasprit) edhe dije të thella në shkollimin e lartë jashtë shtetit.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-08

Si të citoni

Çapaliku, A. (2023). Jeta dhe vepra e Gasper Palit: 1916-1942. Phoenix, 5(1-3), 95–100. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1266

Numri

Seksioni

In memoriam