Shoqëria kulturore-artistike "Rozafat"
Abstrakti
Shoqëria "Rozafat", e pagëzuar me emrin e kështjellës së Shkodrës, që një ndër shoqëritë më me emër të këtij qyteti në vitet
'20 dher30 të shekullit XX. Shoqëria "Rozafat" e pati bazën e vet dhe elementët e saj formues tek Shoqëria Ndihmëtare Punëtore që
u krijua në Shkodër që më 1905. Kjo shoqëri kishte për qëllim jo vetëm mbrojtjen dhe ndihmën e punëtorëve, por edhe edukimin e
tyre kulturor dhe artistik. Nismëtarë për formimin e shoqërisë "Rozafat" ishin këpucarët Simon Gurakuqi (Rranxi) e Shuk Paloka; marangozët Cin Nush Daija; rrobaqepësi Gjon Laca; mekaniku Luigj Dajçi; berberi Ton Dajçi; mësuesi Kolë Kosmaçi dhe nëpunësit Kel Luka e Gegë Gurakuqi. Përkrahje materiale dhe morale shoqëria "Rozafat" pat edhe nga mjaft atdhetarë e dashairdrë të kulturës dhe artit si: Luigj Gurakuqi, Kel Marubi, Ndrekë Kaçulini, Nush Topalli, Shuk Gurakuqi, Tef Pogu, Dedë Shan Deda etj, që mbetën deri në fund anëtarë nderi të shoqërisë. Mbledhja e 36 anëtarëve të parë të shoqërisë në shtëpinë e Simon Gurakuqit (Rranxi) me 13 shkurt 1918, mbahet si dita e themelimit të shoqërisë. Numri i anëtarëve të shoqërisë "Rozafat", nga 100 që ishte në vitet e para, arriti në 220 në vitin 1938.