Formula e dritës në një vëllim poetik

Autorët

  • Anton Çefa

Abstrakti

Kohët e fundit, poezia shqipe e bashkësisë sonë dhe e botës shqiptare, në përgjithësi, u pasurua me një vëllim poetik të poetit
Gjekë Marinaj, të titulluar 'Infinit". Lexon këtë përmbledhje lirikash dhe përjeton estetikisht dhe intelektualisht një infinit të trefishtë: infinitin qiellor të një hapësire të kaltër përfytyrimi poetik, një infinit dramatik shqetësimësh tokësore dhe një infinit human mesazhesh fisnike. "Mbetem tërë jetën duke rendur pas ikseve njerëzore" thot poeti. Dhe më përtej: "Tërë jetën të mundur nga formula e dritës." ("Bilanc", f. 84) I tillë është "Infiniti": një rendje poetike pas ikseve të njerëzimit, për t'u përkapur me mundim dhe jo edhe pa u mundur tek formula e dritës. Janë pikërisht ikset njerëzore, që i kanë diktuar poezisë së Marinajt motive që lidhen me shqetësimet e njerëzimit, në përgjithësi, dhe të botës shqiptare, në veçanti. Janë shqetësimet e përgjithmonshme: dashuria, fati i njeriut, qëllimësia e jetës, rruga dramatike që përshkon ai, përpjekjet heroike të tij në emër të vënies në jetë të idealeve, roli i artit, sidomos atij poetik në dobi të shoqërisë, etj.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-08

Si të citoni

Çefa, A. (2023). Formula e dritës në një vëllim poetik. Phoenix, 5(1-3), 108–120. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1268

Numri

Seksioni

Recension