Dialektet Shqipe dhe nevoja e një shkrirjeje të tyre

Autorët

  • Faik Bej Konica

Abstrakti

Dy dialekte të mëdha, - të cilat edhe ato vetë ndahen në dialekte të tjera, sidoqoftë me më pak rëndësi - e ndajnë Shqipërinë: dialekti gegë në Veri, e dialekti toskë në Jug. Një lum, Shkumbini, shënon pikën e dallimit në mes dy dialekteve. Duke studiuar, qoftë edhe shkurtimisht, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, menjëherë bie në sy se ndryshimi që i ndanë nuk është më i madh se ai që shquan mënyrën e të folurit të një Normandi nga ajo e një Gaskoni. Don të thotë se në thelb ky ndryshim kufizohet në disa ngjyrime shqiptimi. Por në një vend ku mungon një traditë shkollore, këto ndryshime shqiptimi më tepër janë theksuaf se sa janë zbutur; dhe Shqiptarët, duke mos pasur si udhëheqës drejtshkrimorë as fjalorë, as akademi, ka rrjedhë që - kur ua ka marrë mendja të lëvrojnë gjuhën e vet - nuk kanë ndjekur rregulla të tjera drejtshkrimore përveç atyre të transkriptimit të fjalëve ashtu si shqiptohen. Kështu, sikur t' u jepshit sot një Shqiptari të Veriut dhe një Shqiptari të Jugut një tekst për ta përkthyer, do të kishit dy p ërkthime gjuha e të
cilave, në pikëpamje morfologjike, do të ndryshonte po aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-06-09

Si të citoni

Konica , F. (2023). Dialektet Shqipe dhe nevoja e një shkrirjeje të tyre. Phoenix, 6(4-6), 254–256. Retrieved from https://albanica.al/phoenix/article/view/1299

Numri

Seksioni

Artikuj