Cilat janë arsyet për të besuar? Jezusi, shenja më e lartë e besueshmërisë e besimit të krishterë
Abstrakti
Besimi i krishterë nuk është konkluzion i domosdoshëm i një arsyetimi, qoftë ai i rendit filozofik, historik apo shkencor. Ai që kryen një vepër besimi nuk thotë "Po, besoj", sepse ai ka qartësinë filozofike, historike apo shkencore të së vërtetës fetare që i paraqitet, por e kryen veprën e besimit, sepse përjeton në thellësinë e shpirtit te tij një tërheqje ndaj Jezusit, i cili bën që të lindë tek ai bindja që Jezusi është e Verteta, Jeta, Dashuria dhe se prandaj duke e përqafuar atë me një akt feje ai është në të vertetën, zotëron jetën dhe vendos me Jezusin një raport dashurie.
Përvoja e një tërheqjeje të tillë ndaj Jezusit - tërheqje që s'është një vepër njerëzore por frut i hirit të Atit me atë që është i thirrur për te besuar - mund të jetë fillimisht vetëm në bulëzim; por nëse nga ana e personit ekziston pritja e hirit të tërheqjes ndaj hapjes së zemrës dhe largimit nga mëkati (sidomos nga mëkati i krenarisë dhe flligshtisë), eksperienca e tërheqjes drejt Jezusit bëhet gjilhnjë e më e fortë dhe më e ngjeshur, aq sa ta ndiejë deri në thellësinë e vet që ai s'mund të mos besojë në Krishtin dhe s'mund mos ta dojë, pa kundërshtuar ndërgjegjen e tij dhe pa i hequr kuptimin ekzistencës së tij.