Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes: shoku im Arshi Pipa
Abstrakti
Aeroplani që fluturon për VVashington, D.C, sillet rrotull mbi kryeqytet në pritje të urdhnit për zbritje në aeroport. Koha asht shumë e keqe, me shi e erë të fortë, karakteristikë e stuhive jo të rralla në muejt e verës. Unë jam i tretun në kujtime, dhe nga dri- torja shoh vetëm rete e zeza që mbulojnë qytetin, dhe që i përsh- taten shumë mirë gjendjes sime shpirtërore. Arshiu ka vdekë, por akoma e gjej të vështirë me e besue.
Në Gadswell Funeral Home të VVashingtonit, D.C, pjesëmarrësit presin në heshtje fillimin e ceremonisë së përkujtimit. Përshëndes motrat e Arshiut dhe i ngushëlloj për humbjen e madhe të vëllaut të vetëm. Mandej, qetësisht, ulem në nji bankë pranë nji miku shkodran, kushëri i Arshiut. Shkëmbejmë mendime e kujtime për Arshiun që, tashma, shtrihet pa jetë në arkivolin e stolisun.
Atmosfera asht solemne! Lulet rrethojnë kufomën si kimorë. Para nesh asht i ndjeri Arshi Pipa, edukator, poet, kritik, letrar, intelektual i shquem dhe shtyllë e demokracisë shqiptare për pesëdhetë vjet. Asht Arshiu, shoku i vuejljeve të përbashkëta dhe i mërgimit të hidhun.